Futboll
Nesër ndeshja e yjeve në Prishtinë
Mbrëmja e së shtunës u takon yjeve të futbollit shqiptar. Më 15 qershor, në orën 20:00, yjet zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë, përcjell albinfo.ch.
Në njëzetvjetorin e lindjes së një jete të re, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë më i ndriçuar se kurrë nga yjet e futbollit që përditë i bëjnë dritë emrit të Kosovës nëpër botë.
Kjo ndeshje organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Biletat për tribunat jug dhe veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














