Bota
Nesër mbahen zgjedhjet presidenciale në Kroaci
Në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën, më 22 dhjetor, votuesit do të përcaktohen për njërin nga 11 kandidatët për president të Kroacisë.
Nesër në Kroaci mbahet raundi i parë i zgjedhjeve për mandatin pesëvjeçar për president, ku të drejtë vote kanë 3,85 milionë votues brenda dhe jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Fushata, në të cilën morën pjesë 11 kandidatë për president, zgjati deri të premten, më 20 dhjetor, deri në mesnatë, kur edhe zyrtarisht filloi heshtja parazgjedhore.
Më shumë votues sesa në zgjedhjet e fundit presidenciale
Nëse njëri nga kandidatët merr më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhje, atëherë nuk ka nevojë të shkohet në raundin e dytë, në të kundërtën, është paraparë raundi i dytë i zgjedhjeve për 5 janar të vitit 2020, me vetëm dy kandidatë që do të fitojnë më së shumti vota.
Numri i përgjithshëm i votuesve për këto zgjedhje presidenciale është 3.854.747, që është 75.466 më shumë sesa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Arsyeja e kësaj rritjeje është regjistrimi automatik i të gjithë votuesve në diasporë që mbajnë kartë identiteti të vlefshme dhe nuk kanë vendbanim në Kroaci.
Ministria kroate e Administratës ka raportuar se numri i votuesve me vendbanim në Kroaci për këto zgjedhje presidenciale është 3.677.904, që është për 93.049 më pak se në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, ndërsa 176.843 votues janë në diasporë pa vendbanim në Kroaci.
Kandidatët presidencialë
Presidentja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, shkon në garën për mandatin e dytë nën moton “Presidente. Sepse Kroacia e di!” me mbështetjen e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), sikurse në zgjedhjet e kaluara presidenciale, kur ajo mposhti ish-presidentin Ivo Josipoviç në raundin e dytë, si dhe kandidatin e Partisë së Punës dhe Solidaritetit, kryebashkiakun e Zagrebit, Milan Bandiç.
Ajo porosit se gjatë mandatit të kaluar pesëvjeçar ka qenë presidente që ka qëndruar mbi dallimet partiake dhe ideologjike dhe ka nxitur dialogun shoqëror. Programi presidencial i prezantuar nga presidentja në detyrë përbëhet nga shtatë pika: zhvillimi, identiteti, vendosmëria, drejtësia, demokracia, siguria dhe optimizmi.
Ish-kryeministri kroat dhe ish-kryetari i Partisë Social Demokratike (SDP), Zoran Millanoviç, ka kandiduar me mbështetjen e ish-partisë së tij, aktualisht partia kryesore e opozitës dhe një numri partish në spektrin e majtë politik. Slogani i Millanoviçit është “President me karakter”, ku thotë se si kryeministër, ka treguar pikëpamjet e tij për disa çështje, dhe se votuesit e njohin atë, por pranon se ka bërë disa gabime.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit