Kosova
Nënshkruhet marrëveshja më e madhe pasluftës në Kosovë
Qeveria e Kosovës dhe “Contour Global” kanë nënshkruar sot marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re”. Kjo është marrëveshja më e madhe e nënshkruar ndonjëherë, e cila kap vlerën e mbi 1 miliard eurove.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur me faktin se po nënshkruhet kontrata e një prej projekteve më të mëdha në Kosovë që nga paslufta, përcjell albinfo.ch.
Thaçi tha se kjo e tregon miqësinë dhe ndihmën që SHBA i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme të historisë.
Edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se ky projekt do të ndihmojë në zhvillimin e vendit dhe tha se Kosova është shndërruar në vend potencial për investime të huaja.
Po ashtu, edhe kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh i kënaqur që ky projekt po realizohet më në fund.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se projekti i Kosovës së Re është një projekt i madh që do ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës.
Ndërsa Joseph Brandt, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane “Contour Global”, kompania fituese e tenderit për ndërtimin e TC Kosova e Re, tha se janë të gatshëm të shkojnë tutje me këtë projekt.
Në fund, u bë edhe nënshkrimi i kontratës komerciale mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












