Futboll
Nedim Bajrami lë Zvicrën: Zemra i rrah për kuqezinjtë
Lajmin e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli
Mediat zvicerane raportojnë se mesfushori Nedim Bajrami ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.
Futbollisti shqiptar 22-vjeçar i skuadrës italiane, Empoli, së fundi ishte pjesë e U-21 të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Shpresave të Zvicrës, Mauro Lustrinelli ka thënë se, Bajrami ka qenë i vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë.
“Ne u përpoqëm shumë ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë. Për ne, identifikimi është një nga vlerat themelore për një lojtar të Zvicrës. Kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse ta linim të shkonte”, është shprehur Lustrinelli.
Në 12 ndeshje për U-21 e Zvicrës, Bajrami ka shënuar një gol, ndërsa në 25 paraqitje me fanellën e Empolit në të gjitha garat ka shënuar tre gola.
Zvicra U-21 është kualifikuar në Evropianin që nis këtë muaj dhe përfundon në qershor të këtij viti, ndërsa Bajrami ka qenë ndër lojtarët kryesorë në kualifikime.
Nationenwechsel von Bajrami:
Nedim Bajrami hat sich kurz vor Beginn der U-21-EM für einen Nationenwechsel entschieden. Der offensive Mittelfeldspieler von Empoli F.C. will künftig nicht mehr für die Auswahlen des Schweizerischen Fussballverbands, sondern für Albanien spielen.
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 9, 2021
Mauro Lustrinelli:
“Wir haben uns intensiv bemüht, Nedim Bajrami zu überzeugen, weiterhin für die Schweiz zu spielen. Er hat uns dann aber mitgeteilt, dass sein Herz stärker für Albanien schlägt.— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 9, 2021
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne? Në kuadër të projekteve të shoqatës “Plurielles”, e cila si qëllim ka informimin dhe sensibilizimin e...
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen