E-Diaspora
Në Zvicër hapet ekspozita në 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Kodrës
Në Qendrën e Arteve ‘Ibrahim Kodra’ në Melide, për nder të 100-vjetorit të lindjes së piktorit tonë të famshëm me renome ndërkombëtare, Ibrahim Kodrës, u hap eskpozita me vepra të zgjedhura 1928-2018.
Ekspozita është hapur me organizimin e „Swiss Foundation Ibrahim Kodra“, nën patronatin e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë dhe të Komunës së Melides (TI), si dhe me bashkëpunim me Komunën Campione të Italisë e të Fondacionit Kodra në Shqipëri.
Ambasadorja Nazane Breca, e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, Ministri Këshilltar, duke e mbajtur një fjalë për figurën e lartë artistike të Kodrës dhe lidhjen e tij të fuqishme me Kosovën, shkruan albinfo.ch.
“Sot kam nderin e madh të gjendem para jush në një manifestim artistik të rëndësishëm. 100-vjetori i lindjes së Ibrahim Kodrës është një përvjetor i madh i kulturës dhe artit. Dhe ne sot e përkujtojmë me këtë ekspozitë të pikturave të artistit tonë të famshëm, të cilit e gjithë bota i ka thënë dhe i thotë: Maestro Kodra.” Ka thwnw Breca.
Breca gjithashtu ka thënë se, veprat e piktorit tonë me renome ndërkombëtare Ibrahim Kodrës, sot gjenden kudo në botë. Gjenden në Muzeun e Vatikanit, në Kuvendin e Romës, në Galeri dhe në muze të njohura të botës, si në Itali, Zvicër, Danimarkë, Gjermani, Japoni, Angli, France, Amerikë, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argjentinë, Greqi, Iran, Shqipëri, Kosovë e shtete të tjera. Shumë punime të tij sot janë pronë e koleksionistëve në mbarë botën.
“Kodra që në vitin 1968 hapi ekspozitën e tij të parë në Prishtinë. Në librin e tij “Kujtime”, mes tjerash thotë: “Më 1968 çela një ekspozitë në Prishtinë, në Kosovë. Për mua ish një ngjarje e paharruar – ish kthimi im në Atdhe, po shprehem në mënyrë letrare – sepse gjer më atëherë nuk kisha pasur lidhje kulturore me shqiptarët e Ballkanit në përgjithësi, dhe në veçanti me ata që jetonin në ish-Jugosllavi”
Breca shtoi se Komuna e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me “Swiss Fondacion Ibrahim Kodra”, me qëllim të themelimit, zhvillimit dhe promovimit të muzeut të artistit Ibrahim Kodra. “Swiss Fondacion Ibrahim Kodra” do t’i ofrojë për shfrytëzim pikturat origjinale të autorit, si dhe do të krijojë program edukativ për artin figurativ për fëmijët dhe të rinjtë në kuadër të muzeut.
Ambasada e Republikës së Kosovës ka një bashkëpunim të ngushtë me “Swiss Fondacion Ibrahim Kodra” dhe Qendrën e Arteve në Melide, që udhëhiqet me sukses nga drejtoresha Maria Pacolli, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, edhe me Komunën e Melides, është bërë hapja e kësaj ekspozite me vepra të Maestro Kodrës.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar
















