Lajme

Në Ukrainë humbën jetën të paktën 102 civilë

Shefja e  Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Mishel Bashele, sot deklaroi se në pushtimin rus në Ukrainë janë vrarë të paktën 102 civilë, ndërsa 304 janë lënduar, në këtë rast duke theksuar se me siguri numri i viktimave është më i madh, përcjell albinfo.ch.

“Shumica e civilëve janë vrarë nga armët shpërthyese, përfshirë edhe granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet raketore, si dhe nga sulmet ajrore. Kam frikë se numrat janë dukshëm më të lartë”, theksoi Bashele, në fjalim gjatë hapjes së seancës së Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë”.

Derisa Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kumtoi se 422.000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje, ndërsa mbi 100.000 janë zhvendosur brenda vendit.