Lajme
Në Shqipëri, rekord i rasteve të reja me COVID-19
Shqipëria ka shënuar 117 raste të reja dhe dy viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Viktimat janë një 70-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Në total numri i vdekjeve ka shkuar në 95 persona, shkruan albinfo.ch.
Në spitalin infektiv pacientët në gjendje të rënduar janë në numër të lartë. Aktualisht janë 85 pacientë në spital, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Vetë autoritetet e shëndetësisë po flasin për një situatë serioze epidemiologjike dhe po përgatiten për të rihapur spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, vetëm për të sëmurët e prekur nga koronavirusi.
“Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive, por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën”, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.
Përkeqësimi i situatës dëshmohet dhe nga pohimi i sotëm i autoriteteve: “Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit”, u shpreh Tomini.
Aktualisht janë 1462 raste aktive. Tirana mbetet zona me 635 raste, ose 43 për qind të personave ende pozitivë, e ndjekur nga Durrësi e Shkodra, me mbi 200 raste, Vlora 108, ndërsa qarqet e tjera poshtë 100 të prekurve aktivë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












