Shqipëria
Në Shqipëri nuk ndalen turistët, 700 mijë turistë për tre muaj
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, në hapjen e panairit të tretë të turizmit në Tiranë ka njoftuar se rreth 700 mijë turistë të huaj, kanë vizituar shtetin në tremujorin e parë të viti 2019, që sipas tij është një rritje e dallueshme krahasuar me vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të ri ende të paeksploruar në Mesdhe, Klosi shprehu objektivin për zhvillimin e një turizmi 12-mujor që prodhon punësim, ekonomi e të ardhura për çdo banor.
Sfidë theksoi Klosi, është shndërrimi i turizmit në industri. “Kemi dalë nga turizmi klasik i 30-60 ditëve dhe tani po shikojmë se sa shumë mundësi kemi ta shtrijmë turizmin në 12 muaj të vitit. Vetëm në 5 muaj në Shqipëri kanë ardhur 5 hotele me 5 yje”, deklaroi ministri.
Rritja me 20% e turizmit vitin e kaluar apo rritja mesatare me 35% e strukturave akomoduese në Shqipëri, sipas tij, është edhe një kërkesë më e madhe për të rritur përgjegjësinë karshi vetes.
E-Diaspora
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”












