Shqipëria
Në radhë për punë në Gjermani
Ndërsa Kristiani do të studiojë në Gjermani. Për 20-vjeçarin është hera e 10 që paraqitet në Ambasadë
Kritikat e ministrave gjermanë për të përshpejtuar procedurën e vizave të punës në Shqipëri, duket se s’kanë rënë në veshin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Pritja e shqiptarëve, të cilët duan të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë për të shpëtuar nga papunësia, është e madhe, përtej nevojës së Gjermanisë për forcë punëtore, raporton “TCH”.
Jonida tregon se kjo është hera e dytë që aplikon për vizë punë në Gjermani, herën e parë e provoi në Greqi që nuk ngjante me procedurën këtu. Pasi nuk i pëlqeu puna si kuzhiniere, u kthye në Tiranë dhe po e provon marrjen e vizës në vendlindjen e saj me një kontratë tjetër pune.
“Duhet t’i dërgoja një email në faqen e tyre zyrtare, të mbyllje nja takim, ndërsa ata të kthenin një përgjigje me datë. Ishin pak letra dhe më pas dilte viza për 3 muaj. Ishte shumë e lehtë”, shprehet Jonida, përcjell albinfo.ch.
Fardita dhe Kleana kanë mbaruar studimet për infermieri, dhe për to e ardhmja merr kuptim në Gjermani. Kjo falë vlerësimit të shtetit gjerman për profesionin e tyre. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë sesa mendojmë ne”, u shpreh ministri gjerman i shëndetësisë, Spahn.
“Kam ndjekur kursin, lash kontratën. Aplikova, lash takimin dhe tani pres përgjigje për vizë pune nga Gjermania si infermiere”, thotë Fardita Toçi.
“Nuk e di nëse do të më eci andej, por mendoj se më mirë se këtu është”, shprehet Kleana Elezi.
Ndërsa Kristiani do të studiojë në Gjermani. Për 20-vjeçarin është hera e 10 që paraqitet në Ambasadë.
U mbushën 28 vite nga dy korriku i vitit 1990 kur mijëra shqiptarë u dyndën në këtë rrugë për të hyrë në ambasadat e vendeve perëndimore. Ata kërkonin gjithçka dhe iknin nga një diktaturë që ishte në ditët e saj të fundit. Në ambasadën gjermane u futën 3200 shqiptare dhe aty qëndruan për 12 deri sa regjimi komunist dha lejen që të largoheshin. Sot pas 28 vitesh nga e njëjta ambasadë po i shërben me mijëra shqiptarëve për të ikur në perëndim.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












