Kosova
Në Prishtinë po mbahet simpoziumi për trajtimin e sëmundjes së limfodemës
Në simpoziumin dyditor për diagnostifikimin dhe mjekimin e sëmundjes së limfodemës, po marrin pjesë mjekë nga vende të ndryshme të rajonit
Organizuar nga Klinika e Dermatologjisë dhe Venerologët e Kosovës në Prishtinë po mbahet simpoziumin dyditor për diagnostifikimin dhe mjekimin e sëmundjes së limfodemës, në të cilin po marrin pjesë mjekë nga vende të ndryshme të rajonit.
Kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, ka thënë se duke parë nevojën e madhe që kanë pacientët në Kosovë për trajtimin e këtyre sëmundjeve ata kanë ftuar kolegë nga Sllovenia që tu japin përvojnë e tyre për tu dalë në ndihmë pacientëve që vuajnë nga kjo patologji.
Aijotheksoi se ky sipozium ka një rëndësie të veçantë pasi që deri më tash pacientët nga Kosova që vuajnë nga kjo patologji, nuk kanë pasur se ku të adresojnë problemin e tyre shëndetësor.
Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, e cila është ftuar për të dhënë përvojën e saj ka thënë se këtë vit ka pasur shumë pacientë që kanë probleme me tumore dhe me lëkurën. Ajo tha se simpoziumet janë shumë të rëndësishme për të shkëmbyer përvojat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












