Lajme
Në New York vijon mësimi online i gjuhës shqipe
Të mësuarit e gjuhës shqipe tashmë po ndodh në kushte të tjera
Edhe në kohë pandemie është bërë e ditur se nxënësit e shkollës shqipe “Children of the Eagle” në New York po vijojnë mësimin e gjuhës shqipe online gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Të mësuarit e gjuhës shqipe tashmë po ndodh në kushte të tjera, shkaku i pandemisë, megjithatë duke plotësuar kështu një nevojë të fëmijëve shqiptarë në Amerikë për të mos e harruar gjuhën e të parëve tanë.
Këtë e ka bërë të ditur për mediat shqiptare mësuesja nga New York-u, Drita Gjongecaj, e cila përshkruan organizimin e procesit mësimor dhe angazhimin e nxënësve për të mësuar gjuhën.
Ajo, po ashtu, tregon se ishte pikërisht dëshira e tyre e mbështetur nga vullneti i stafit të kësaj shkolle që mësimi i gjuhës shqipe t’i përshtatet këtij ritmi tjetër mjaft specifik me privacione e mungesë raportesh sociale, por me mjete e mënyra që bota fëmijnore i dëshiron më shumë se çdo kush tjetër, përcjell tuje albinfo.ch.
Ky është një realitet, i cili po vë në provë dashurinë për atë udhëtim drejt mësimit shqip, të cilin këta nxënës e kanë kaq të dashur. Atyre u mungojnë ato organizime të përjavshme, veprimtaritë e kanceluara, takimet me miqtë dhe mësuesit, por varianti online po funksionon normalisht.
Gjithashtu, ajo tregon se mësimi online filloi me takimet në Zoom për të gjithë fëmijët e Children of the Eagle në të dy qendrat e saj, Bronx dhe Westchester. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












