Maqedonia
Në Maqedoni jetojnë mbi 600 persona ‘fantomë’
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 600 persona “fantomë”, apo të paregjistruar në asnjë nga evidencat shtetërore. Personat e paevidentuar nuk kanë të drejtë as të regjistrohen në shkolla, as të gëzojnë sigurim shëndetësor, e aq më pak të punësohen.
Madje shumica prej tyre janë të komunitetit rom. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë përpiluar tekst ligjor për personat e paidentifikuar, i cili javën e ardhshme do të shpallet në ENER.
Mila Carovska thotë se me këtë ligj personave të paregjistruar deri më tani do t’ u jepet mundësi që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj, deri në marrjen e shtetësive, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Të gjitha komentet janë të mirëseardhura që të mund të bëjmë opsionin më të mirë që përfundimisht qytetarët të kenë mundësi përfundimisht t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të kenë të drejtë në ndihmat sociale, të mund të shkojnë te doktori dhe në spital, ndërsa më pas, pasi t’i gëzojnë këto të drejta, të mund të shihet se a do të mund me procedurë ligjore të rregullohet edhe shtetësia e tyre si dhe qëndrimi në shtetin tonë, sepse me të vërtetë është për të të ardhur keq që në shekullin 21 të kemi në shtet njerëz që askund nuk janë të evidentuar”, tha Mila Carkovska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
I pari i MPB-së, Oliver Spasovki, thotë se dikasteri me të cilin ai udhëheq ka rol në identifikimin e personave “fantomë”. Janë detektuar gati 800 persona të tillë dhe po merren masa për një tekst ligjor që do t’u mundësojë regjistrimin e tyre në evidencat e shtetit.
Personat e paregjistruar kanë zënë vend në të gjitha raportet e Avokatit të Popullit, por edhe organizatave të ndryshme, me theks të veçantë për cenimin e së drejtës së qytetarëve, për të gëzuar të drejtat e garantuara me ligj. Kjo çështje, si problem serioz për vendin, është përmendur gjithmonë edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak











