Futboll
Lojërat Olimpike, parakalon ekipi i Shqipërisë

Kanë nisur Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios, përcjell albinfo.ch.
Me këtë, ka nisur edhe prezantimi i ekipeve olimpike në “Tokio 2020”.
Vlen të theksohet se i pari që parakaloi në ceremoninë hapëse ishte ekipi i Greqisë. Ndërsa, pas Greqisë, radhën e pati ekipi olimpik i refugjatëve dhe pastaj Islanda.
Tashmë edhe ekipi olimpik i Shqipërisë ka parakaluar në ceremoninë e Lojërave Olimpike.
Luiza Gega dhe Briken Çalaj ishin bartës të flamurit shqiptar në këtë ceremoni. Shqipëria në Lojërat Olimpike prezantohet me tetë sportistë.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në vitin 2016.
Kosova në këtë ngjarje po prezantohet me 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike, derisa pesë të tjerët me ftesa. Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës në këtë ceremoni.
Derisa ka nisur ceremonia hapëse, protestuesit anti-Olimpiadë janë mbledhur para stadiumit olimpik dhe po i vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë ceremonisë të Lojërave Olimpike.
Protestuesit kanë kritikuar qeverinë japoneze që, sipas tyre, po i jep përparësi Olimpiadës para shëndetit të popullit të saj.
Spektatorët janë ndaluar që të jenë të pranishëm në të gjitha ngjarjet sportive që do të mbahen në zonën e Tokios, me audiencë të kufizuar që lejohet në disa zona periferike.
Rreth 23 për qind të popullsisë prej më shumë se 120 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht në Japonisë.
Megjithatë, numri i infeksioneve javën e shkuar po rritet vazhdimisht, me Tokion që regjistroi 1979 raste të enjten.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor