Vera në Vendlindje
“Në Kosovë i duan vetëm paratë tona”, ankohen “shacat”
Si shkas merret një video e një shqiptari të Kosovës me qëndrim në Gjermani, i cili, i publikuar në internet, ka bërë shumë bujë. I riu në fjalë ankohet lidhur me trajtimin e keq dhe përbuzjen të cilave u nënshtrohet gjatë qëndrimit në Kosovë
Të huajt që jetojnë në Zvicër, gjatë verës shkojnë shpesh në vendin e prejardhjes. Dhe atje nuk gëzohen të gjithëpër vizitën e tyre. 20 minuten ka përzgjedhur dhe botuar disa nga rrëfimet e lexuesve të vet që bëjnë fjalë rreth përvojave të qëndrimit në vendlindjet e tyre ose të prindërve të tyre.
Si shkas, portali merr një video të një shqiptari të Kosovës me qëndrim në Gjermani, i cili, i publikuar në internet ka bërë shumë bujë, transmeton albinfo.ch. I riu në fjalë ankohet lidhur me trajtimin e keq dhe përbuzjen të cilave u nënshtrohet gjatë qëndrimit në Kosovë.
“Secilin vit njësoj”, shkruan lexuesja A.L. “Ende pa e lëshuar këmbën në Kosovë, njerëzit pyesnin: “A na ke sjellë së paku ndonjë gjë?”. Ndërsa lexuesi F.I. nga Kroacia shkruan për përvoja të ngjashme. “Unë doja që të blija apostafat një veturë të vogël, për të udhëtuar me të në Kroaci. Në këtë mënyrë nuk do të dëgjoja më komentet e marra se po shkoja atje, vetëm “për t`u fryrë” (lëvduar).
“Njerëzit gëzohen vetëm për paratë tona”
Një tjetër i ri thekson një problem tjetër: “Në Kroaci unë jam zviceran ndërsa në Zvicër jam `jugo`. Kudo që jam, njerëzit më shikojnë si të huaj”, shkruan ai i dëshpëruar.
Shumëkush nuk e di se ne edhe në Zvicër jemi “vetëm” të huaj, shkruan i riu nga Bosnja C.M. Sipas tij, njerëzit në vendlindje gëzohen vetëm për paratë dhe jo për ne si njerëz. Por ai e do megjithatë atdheun e tij dhe përpiqet që këtë anë të errët ta injorojë sa më shumë që është e mundur.
J.D. me prejardhje nga Kosova, reaksionet në Kosovë i shpjegon me supozimet e gabuara që kanë ata rreth nesh, përcjell albinfo.ch. “Vendësit na trajtojnë ashtu sepse na e kanë lakmi. Ata kanë ndjenjën se ne i fitojmë paratë ashtu thjesht, pa punuar për to”.
Edhe S.Z. ka përvoja të mira dhe të këqija nga vendi i të parëve të tij, Kosova. “Gjysma e vendësve janë mirënjohës se ne po i lëmë paratë atje dhe gjysma tjetër na quan `të huaj të mutit`(Scheiss-Ausländer).
Edhe zvicerani turpërohet me sjelljet e disa “shacave”
Ndërkaq zvicerani R.B. ka mirëkuptim për reaksionet e disa nga vendësit në shtetet prej nga vijnë “të huajt” e Zvicrës. “Mua si zviceran pa prejardhje të huaj gjatë qëndrimit në Kosovë më duhej pothuaj të turpërohesha”, rrëfen ai, transmeton albinfo.ch. “Një fëmijë (lypës) më kërkonte kanaçen tashmë të nuisur të kokakolës. Dhe në të njëjtin moment më kaloi para hundëve një Ferrari i kuq me regjistrim të Zvicrës”.
Praktikisht të gjitha veturat e reja në Kosovë kanë ardhur ose nga Zvicra ose nga Gjermania. “Ata që mund të blejnë një makinë kaq të shtrenjtë, do të bënin mirë që për qëndrimin në atdhe të blinin edhe një makinë të dytë më të lirë e të vogël”, mendon zvicerano. “Ashtu nuk do të ngjallnin zilinë”.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet















