Lajme

Ditët e Diasporës në Ulqin

Në zonën e Anës së Malit në Ulqin u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”, ku morën pjesë një numër i madh emigrantësh shqiptarë nga Mali i Zi, përcjell albinfo.ch.

Siç raporton VoA, në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të manifestimit u theksua nevoja e më tepër investimeve në vendlindje, duke kërkuar një siguri ligjore si nga institucionet vendëse, ashtu edhe nga ato qendrore.