Lajme
Në Konsullatën e Përgjithshme në Dyseldorf vazhdon të mbahet „Java Kulturore“
Dje u shënua dita e tretë, e cila u karakterizua me panele, diskutime dhe aktivitete si: promovim librash dhe bashkëbisedim me veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, transmeton albinfo.ch.

Mbrëmja zyrtarisht u hap nga Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, ku fillimisht shprehu keqardhjen për të vdekurit dhe solidaritetin për familjarët e viktimave nga aksidenti i rëndë në Bullgari.
Konsulli i Përgjithshëm, Kashtanjeva, fjalimin e tij e vazhdoi duke u uruar mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, e veçanërisht veteranëve të UÇK-së, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin madhor, sakrificat dhe çdo gjë që kanë bërë e flijuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Të pranishëm ishim edhe familjet e dëshmorëve: Ardian Krasniqit, Mujë Krasniqit, Xhemajl Fetahaj dhe të Tonit e Murtajës.

Konsulli i Përgjithshëm, Kashtanjeva, falënderoi edhe mysafirët nga Kosova, autorin dhe veteranin e UÇK-së, Gazmend Bytyçi, Komandantin e UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Ilmi Ramusholli -Graniti, gazetarin Nuhi Bytyçi dhe profesorin Xhevdet Pantina.
Veçantia e kësaj dite ishte edhe promovimi i dy librave ‘Karabina e Gjyshit’ dhe ‘Mallkimi i Shekujve’ me autor z. Gazmend Bytyçi. Para se fjala të kalonte tek autori, asistentja ekzekutive, Saranda Gashi, bëri recensionin e romanit ‘Mallkimi i Shekujve’, duke sjellë kështu një lexim analitik dhe të detajuar.

Autori i dy librave ‘Karabina e Gjyshit‘ dhe ‘Mallkimi i shekujve’ z. Gazmend Bytyçi, para të pranishmëve bëri një përmbledhje të dy romaneve të tij, të cilat kanë një tematikë të përbashkët, atë të luftës dhe vështirësitë që kaloi vendi ynë. z. Bytyçi shprehu një falënderim të veçantë për KP Kashtanjeva dhe për të gjithë stafin e Konsullatës, për angazhimin, punën e mirë që po e bëjnë si dhe për përfaqësimin e denjët të institucioneve të RKS-së dhe prezantimin e vlerave.
Pal Sokoli nga “Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani”, por edhe të pranishmit vlerësuan lart librat dhe organizimin.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve ju drejtua edhe Komandat Graniti, i cili evokoj disa çaste nga vijat e frontit, duke vlerësuar heroizmin e treguar nga bashkëluftëtarët, ku në mesin e tyre shumë janë dëshmor dhe invalid të UÇK-ës

Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, në përmbyllje shkurtimisht njoftoi të pranishmit edhe për rrjedhën e punës në Konsullatë dhe aktivitet që do ta pasojnë Javën e kulturës.
Gjithashtu KP Kashtanjeva falënderoi gastronomin Servet Hajrullahi, i cili edhe pse larg, nga Bielefeldi, kishte marrë përsipër ushqimin dhe shërbimin për eventin, gjë që u vlerësua lart edhe nga të pranishmit.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









