Lajme
Në Gjenevë, inteligjenca artificiale u përgjigjet pacientëve
Spitalet universitare kanë lançuar një chatbot që ofron përgjigje njëzet e katër orë në ditë.
Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) u përgjigjen pyetjeve të pacientëve njëzet e katër orë në ditë. Dhe e bëjnë këtë me inteligjencë artificiale: shërbimi quhet ConfIAance dhe është një chatbot i projektuar për ata që jetojnë me një sëmundje kronike, në një kohë kur mjekët e përgjithshëm janë të pakët.
“Është e pamundur për mua të përgjigjem njëzet e katër orë në ditë, shtatë ditë në javë. ConfIance mund ta bëjë. Nuk bëhet fjalë për zëvendësim, por për rritje të shërbimeve që mund t’i ofrojmë popullsisë, në çdo kohë të ditës dhe javës”, tha për lajmet Idris Guessous, kreu i shërbimit të mjekësisë bazë, raporton RSI, transmeton albinfo.ch.
Por cili është ndryshimi krahasuar me asistentët virtualë si ChatGPT, DeepSeek ose Claude? “Qëllimi ynë – shpjegon ai – është të përpiqemi të jemi po aq performues sa ChatGPT, por me besueshmërinë e institucioneve që jeni mësuar të konsultoheni. Pak sikur të kishit ardhur direkt këtu në spital”.
Platforma “është duke u përmirësuar vazhdimisht: çdo javë ne bëjmë një bilanc për të kuptuar se si mund ta përmirësojmë sistemin”, thotë Dr. Mayssam Nehme i shërbimit të mjekësisë bazë HUG.
Pacientët u përfshinë rregullisht në fazat përgatitore të projektit, me qëllim mbledhjen e zërit të tyre. “Për të ofruar atë njohuri përjetimore që një mjek, pavarësisht se sa mund të studiojë, nuk mund ta dijë sepse nuk e ka përjetuar atë”.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës












