Kosova
Në fshatin Dreth të Mitrovicës dyshohet për varrezë masive
Aty mund të jenë varrosur grupi intelektual i Mitrovicës
Shumë shpejt Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës mund të fillojë gërmimet në një lokacion të ri.
Në fshatin Dreth po dyshohet për një varrezë masive. Së paku kështu thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.
“I kemi disa lokacione në Kosovë, ku besojmë se do t’u qasemi së shpejti. Besojmë se së shpejti do të fillojmë gërmimet në Dreth, por jemi në pritje të imazheve satelitore për lokacionin e saktë, pasi i kemi tri koordinata dhe na duhet edhe e katërta. Mund të supozohet se aty mund të gjendet edhe grupi i intelektualëve të Mitrovicës apo grupi i ashtuquajtur i Adem Ademit”, tha Gërxhaliu për RTK-në.
Gërxhaliu thotë se janë në pritje të imazheve edhe nga disa lokacione të tjera në Serbi.
“Kemi dy pika. Një në Kozarev, në afërsi të Novi Pazarit. Jemi në pritje të imazheve satelitore nga NATO dhe Amerika. Si dhe një lokacion tjetër që është një minierë thëngjilli në Shtavan, në afërsi të Stinicës”.
Gërxhaliu thotë se serbët kanë përdoruar minierat për të humbur gjurmët e krimeve, siç ishte edhe rasti me Kizhevakun apo Rudnicën.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










