Bota
Në Evropë nisin përgatitjet për pushime verore
Greqia njëra ndër vendet që po mendon ta rihap turizmin
Shumë afër sezonit të pushimeve verore, miliona qytetarë evropianë nuk dinë ende si t’i organizojnë pushimet e tyre, dhe ende nuk e dinë nëse për këtë vit do të duhet të braktisin plazhet. Sidoqoftë, të mbytësh shpresat që tani mund të jetë një zgjedhje e nxituar.
Greqia në fakt po mendon për një plan për të rihapur turizmin që nga 1 korriku. Ministri grek i turizmit, tha se ministria që ai drejton dhe ekipi i emergjencës shëndetësore është duke punuar me protokollet mjekësore që duhet të ndjekin turistët që duan të vizitojnë Greqinë, por me të gjitha gjasat do t’ju kërkohet rezultati negative i të paktën një testimi.
Dhe ndërsa pritet që BE të përcaktojë udhëzimet e nevojshme të rihapjes për destinacionet turistike, Greqia ashtu si dhe vendet e tjera të Europës Jugore, po përpiqet në mënyrë të shpëtojë sektorin e turizmit nga kolapsi total.
Në veri të Adriatikut Kroacia po dërgon mesazhe të qartë dhe qetësues për pushuesit në të gjithë Evropën. Autoritetet e vendit kanë vendosur të rihapin plazhet e Kroacisë pa asnjë ndalim dhe vetëm me masa paraprake. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, tha se “plazhet do të jenë të hapura për turistët këtë verë pavarësisht nga pandemia e koronavirusit”. Kroacia propozon krijimin e një certifikate të rrezikut zero ose të reduktuar nga infeksioni i koronavirusit gjë që prek jo vetëm turistët, por edhe ambientet e pritjeve turistike, përcjellë albinfo.ch.
Teksa Unioni Europian së shpejti do të nxjerrë udhëzime për të gjitha shtetet anëtare, rihapja e kufijve do të vendoset individualisht nga vetë shtetet.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit














