Gjuha
Në ditën ”Gjuha ime”
Të mërkurën, më 1 shkurt 2012, në një nga sallat e qendrës kulturore të Ministrisë së Diasporës në Prishtinë u bë promovimi i portalit “Gjuha ime”. Zoti Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës në Kosovë, njëkohësisht edhe organizator i veprimtarisë.
Që në ketë çast për fëmijët tanë është një ditë e shënuar, një orë e madhe e jetës. Për ata rreth atij ekrani të bardhë do të hapet një botë tjetër, një dritare e madhe nga ku shihet me gjuhë dhe me shpirt Atdheu, Shqipëria, Kosova … Rreth saj do të mblidhen shumë e shumë fëmijë që i ka marrë malli për vatrën dhe gjuhën shqipe, qe ndryshe e quajmë gjuhë e zemrës. Me vëmendje të madhe do të kyçen edhe më të mëdhenjtë, prindërit duke e rritur krenarinë te fëmijët për vlerat që ka vendi ku kanë lindur dhe për të cilin mendojnë e punojnë ditë e natë.
E përshëndesim Ministrin për punën shumë të mirë e të vyer që ka filluar të bëj për fëmijët shqiptarë larg atdheut, në Diasporën e mjerë. U bënë kaq vite dhe askush nuk u kujdes për gjithë këta fëmijë shqiptarë nëpër botë që çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit.
Mësuesit e shqipes morën guximin kanë hapur shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga klasa e parë në të dhjetën, duke u ngritur më lartë se Abetarja. Njëzetë vjet ka që është hapur shkolla e mësimi plotësues të gjuhës shqipe nëpër disa kantone të Zvicrës. Por janë qindra e mijëra fëmijë të moshave 6 -10 vjet që nuk dinë ta thonë emrin e vet në gjuhën shqipe e mos të flasim për shkrim -lexim. Humbja e gjuhës shqipe te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë është një humbje e madhe kombëtare.
Larg atdheut ka shumë faktorë që e pengojnë rrugën drejt gjuhës shqipe, por për shumë fëmijë që e duan gjuhën e nënës dhe të babait dhe flasin me ta shqip, jam e sigurt se me këtë abetare do t’i kalojnë shumë pengesa gjuhësore.
Me Abetaren, fillon gjuha jonë e bukur dhe lashtë. Me abetaren mësohen 36 shkronjat e gjuhës shqipe. Me këtë abetare elektronike do të lidhet formimi arsimor e kulturor i brezit të ri në diasporë.
Fëmijë të dashur,vizitoni faqen www.gjuhaime.com ku do të gjeni mësime të gjuhës shqipe.
Vitin e ardhshëm kur do të shkoni në Atdhe do të dini të flisni dhe të shkruani gjuhën e prindërve tuaj. Por kam frikë se moshatarët, kushërinjtë dhe kushërirat tuaj do të ju thërrasin përsëri « ky zvicerani që nuk di shqip, kjo zvicerania… »
Me abetaren fillon gjuha shqipe por me abetaren nuk mbaron. Pas saj vjen kënga, gramatika,letërsia, historia, gjeografia, muzika…Ata mësohen në klasën e dytë , të tretë,… të pestë,.. të nëntë…
Respekt për themeluesit e Qendrës shqip folëse me nivel profesional dhe suksese në punën e tyre FISNIKE.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












