Qiratë në Zvicër u rritën mesatarisht me 2.6 për qind në mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas një indeksi të publikuar të enjten nga portali i pasurive të paluajtshme Homegate dhe Banka Kantonale e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Në Cyrih, për shembull, qiratë arritën një rekord të ri historik me një rritje prej 2 për qind.
Në pjesë të Glarus, Valais dhe Appenzell rritjet arritën deri në 4 për qind, ndërsa në Gjenevë dhe Bernë qiratë u rritën me 1 për qind.
Megjithatë, në disa vende, çmimet e qirave ranë pak në mars, siç është rasti në Zug, Bazel, Lozanë dhe Lugano.