Tematike
Ligji i ri, një qasje ndryshe ndaj diasporës
Në takim u bisedua për dinamikën e punëve në hartimin e projektligjit për diasporën, ndërsa të gjithë antarët e Ministrisë së Diasporës, vlerësuan rolin e madh të diasporës në zhvillimin e sferave të ndryshme në Kosovë.
Pasditen e së shtunës, sapo kanë përfunduar Konsultimet Publike për Projekligjin për Diasporën në Zvicër, të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike pranë Qeverisë së Kosovës. Në këtë tubim ishin të pranishëm dhjetëra bashkatdhetarë, të cilëve iu drejtuan shkëlqesitë, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, zonja Nazane Breca, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, zotëri Ilir Gjoni si dhe antarët e Ministrisë së Diasporës të udhëhequr nga zëvendësministri Afrim Bekteshi, informon Albinfo.ch.
Në takim u bisedua për dinamikën e punëve në hartimin e projektligjit për diasporën, ndërsa të gjithë antarët e Ministrisë së Diasporës, vlerësuan rolin e madh të diasporës në zhvillimin e sferave të ndryshme në Kosovë.
Një brengë e madhe e tyre ishte shmangia e një asimilimi të heshtur që po i kërcënohet diasporës shqiptare dhe bashkëpunimi me faktorët edukativo-arsimorë për të ndikuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, informon më tej Albinfo.ch. Një tjetër propozim ishte edhe krijimin e një programi për diasporën, në kuadër të transmetuesit publik.
Nga ana tjetër, gjithashtu u theksua se Kosova ka nevojë për përvojën e diasporës, për të ndihmuar në ripërtëritjen e dhe funksionalizimin më të mirë të shërbimeve institucionale.
Pas njoftimit të pranishmëve me mbarëvajtjen e Projektligjit për Diasporën, pas pëfundimit të fjalëve hyrëse të antarëve të Ministrisë së Diasporës, nga ana e të pranishmëve u zhvillua edhe një debat konstruktiv në lidhje me mangësitë e projektligjit, propozime të reja për ndryshim të disa drafteve etj.
Në takim ka qenë prezent edhe zv.ministri Afrim Bekteshi, i cili kërkoi qasje tjetër të diasporës ndaj Kosovës.
“Pavarësisht situatave të caktuara, sonte po kërkoj nga ju të ndryshojmë qasjen për Kosovën, Republikën tonë, e cila ka nevojë për një qasje të re edhe nga diaspora” – ka thënë me këtë rast, zv. ministri i diasporës Bekteshi.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?