E-Diaspora
Në Berlin, „Arkivi i meduzës“, instalacion i Sislej Xhafes
“Medusa Archive” (Arkivi i meduzës), është emri me të cilin Xhafa e ka pagëzuar instalacionin, e që i dedikohet tragjedisë që kishte ndodhur në gjirin e Lampedusas, një prej ishujve më të mëdhenj italianë.
“Arkivi i meduzës” do eskpozohet duke filluar nga sot për katër ditë me radhë në galerinë “Blain|Southern” të Berlinit.
Vepra e re e artistit nga Kosova me nam botëror, Sislej Xhafa do të ekspozohet edhe në Londër në kuadër të programit “Art Berlin Contemporary”, që është zhvilluar një platformë tërheqëse për të prezantuar veprat individuale të artistëve bashkëkohorë nga e gjithë bota.
Për të realizuar “Arkivin e meduzës”, Xhafa për një kohë kishte qëndruar në ishullin e Lampedusas.
Sic shkruan gazeta Koha Ditore instalacioni i tij artistik është produkt i një rezidence, në kuadër të së cilës artisti ka investiguar mjediset dhe vendbanimet e emigrantëve që e kanë gjetur veten në këtë ishull “parajse”.
“Duke mbledhur dhe duke prezantuar objektet e përvetësuara dhe gjërat e hedhura nga banorët e Lampedusas, artisti trajton natyrën, përkatësinë, identitetin, humbjen dhe kujtimin”, është përshkrimi që i bëhet “Medusa Archives” në ueb faqen zyrtare të galerisë.
E nga ana tjetër, artisti që më 2013 përfaqësoi Italinë në edicionin e 55-të të Bieneles së Artit në Venecie, e përthekon me pak fjalë hulumtimin në ishull.
“Kujtesë si eksperiencë”, thotë shkurt ai.
Në përshkrimin që shoqëron paralajmërimin për ekspozimin e instalacionit theksohet ndërlidhja e artit të Xhafës me emigracionin, duke përmendur edhe statistika.
Brenda vitit 2014, numri i njerëzve që kanë rrezikuar jetën e tyre për të kërkuar shpëtim në vende tjera është rritur në 51 milionë.
E vala më e madhe e emigrimit ndodh në Evropë, së cilës ia mësyjnë ata që ikin nga konfliktet në Siri, Irak, Libi, Sudan Jugor e Ukrainë.
Por Xhafa thotë se ka gjetur paralele midis emigrantëve që kërkojnë parajsën në ishullin italian me emigrantët shqiptarët nëpër botë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













