Kosova
Ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë
Ndotja e ajrit gjatë verës në Prishtinë, por në veçanti gjatë dimrit, kohë pas kohe tejkalon për 300 herë mesataren e lejuar.
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të këtij problemi, sepse po ndikon në shëndetin e tyre, kurse kompetentët thonë se po punojnë për hartim të një rregulloreje. E kjo ndotje u shtua gjatë ndezjes së fishekzjarrëve për natën e Vitit të Ri, raporton televizioni publik i Kosovës.
Disa qytetarë, nivelin e lartë të ndotjes e lidhin me kushtet ekonomike, ku shumica e qytetarëve përdorin thëngjill për ngrohje, për arsye se është më pak i kushtueshëm, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Albert Maloku, banues në Prishtinë thotë se është momenti i fundit që qeveria të merr masa.
Bazuar në ueb-sajtin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit e cila monitoron cilësinë e ajrit në Kosovë, vetëm në Prishtinë, gjatë ditëve të fundit, vlera mesatare te ndotjes e ajrit ka kaluar mbi 300 herë shkallën e lejuar sipas indeksit të cilësisë së ajrit, e që cilësohet si e rrezikshme dhe e dëmshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









