CH-Ballkani
Ndotja e ajrit po e ‘shkatërron’ Ballkanin
Ndotja e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor shkakton rreth 15% dhe 19% të totalit të vdekshmërisë dhe zvogëlon jetëgjatësinë prej 1.1 deri në 1.3 vjet
Njerëzit në të gjitha qytetet e mëdha në të gjithë Ballkanin Perëndimor po përballen me nivele alarmuese të ndotjes së ajrit që po reduktojnë jetëgjatësinë e tyre.
Kështu ka deklaruar në një raport të fundit Organizata e Kombeve të Bashkuara, i cili thekson se rajoni ende i pazhvilluar, politikisht i brishtë, është ende shumë i varur nga djegia e qymyrit për të gjeneruar energji.
Raporti i publikuar nga Programi i Mjedisit i OKB-së, është përgatitur në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucionet e menaxhimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Ajo u bazua në të dhënat e mbledhura për një minimum prej 274 ditësh në vit, transmeton ‘monitor’.
“Popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë deri në pesë herë më të larta se nivelet kombëtare dhe të BE-së”, tha raporti, duke identifikuar mungesën e qasjes së rajonit në burimet moderne të energjisë së rinovueshme, si shkak i ndotjes së ajrit, përcjell albinfo.ch.
Pesëmbëdhjetë centrale aktive me qymyr, disa prej të cilave janë të vjetëruara, në pesë vende të Ballkanit Perëndimor pompojnë në ajër sasi të konsiderueshme të dioksidit të squfurit, oksidit të nitrogjenit dhe pluhurit ose lëndës së grimcave. Gjithashtu, deri në 88% të ndërtesave prej 7.3 milion banorëtë rajonit përdorin sisteme të decentralizuara të ngrohjes që përdorin energji joefikas, citon raporti.
Në 18 qytetet kryesore të analizuara, mes të cilëve edhe Tirana, raporti tha se ndotja e ajrit po shkaktonte një numër të konsiderueshëm vdekjesh të parakohshme. Sipas të dhënave, mesatarisht, 20% e 130,000 viteve të jetës të humbura gjatë një periudhe 10-vjeçare ishin për shkak të ndotjes së ajrit dhe po ndodhnin para moshës 65 vjeç.
“Ndotja e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor shkakton rreth 15% dhe 19% të totalit të vdekshmërisë dhe zvogëlon jetëgjatësinë prej 1.1 deri në 1.3 vjet”, thuhet në raport.
Raporti thotë se në qytetet e Ballkanit që u shqyrtuan, kufizimet e përditshme të shëndetit për ekspozimin ndaj grimcave me diametër të madh të blozës dhe lëndës tjetër, ose PM10, u tejkaluan në mes 120 dhe 180 ditë në vit. Kjo është shumë më e lartë se sa lejohet nga ligjet kombëtare dhe të BE-së, të cilat kufizojnë numrin e ditëve të tilla vetëm në 35 vjet.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













