Lajme
Ndodh vetëm në Austri: Edhe te floktari kërkohet testi i koronavirusit
E pabesueshme, por e vërtetë. Kushdo që ka nevojë për një prerje flokësh apo ngjyrosje, duhet të paraqesë një test negativ të koronavirusit
Të hënën, Austria bën hapin e parë drejt lehtësimit të masave të koronavirusit. Nga data 8 shkurt do të hapen dyqanet tregtare, por jo lokalet e gastronomisë. Në grupin e dyqaneve që hapen, përfshihen edhe sallonet e bukurisë. Megjithatë, për këtë kategori, ka një rregullore e cila duket se do të përdoret për herë të parë vetëm në Austri.
Kushdo që ka nevojë për një prerje flokësh apo ngjyrosje, sapo të shkojë tek salloni, duhet të paraqesë një test negativ të koronavirusit, shkruan heute.at. Me fjalë tjera, edhe te floktari do t’ju kërkohet testi i koronavirusit, përcjell albinfo.at
Testi Antigen apo PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Dhe, testi nuk llogaritet nga koha kur ju e merrni rezultatin, por nga koha kur e keni bërë mostrën e testit. Kjo do të kontrollohet nga policia.
Po ashtu siç ka mësuar gazeta austriake “heute” pritet që të merret edhe një vendim i ri nga Këshilli Kombëtar i cili thotë: “Nëse, për shkak të shërbimit që ofron ai dyqan, distanca minimale prej dy metrash nuk mund të sigurohet, kjo mund të lejohet vetëm nëse në atë dyqan nuk do të konsumohen ushqime dhe pije gjatë kohës që ofrohet shërbimi”. E thënë më thjeshtë: Sipas kësaj rregulloreje, gjatë qëndrimit në sallonin e bukurisë, duhet të jetë e ndaluar kafja apo ndonjë pije freskuese, transmeton albinfo.at
Përjashtim nga testi, bëjnë vetëm këta persona
Përjashtim nga testi i detyrueshëm, mund të bëjnë vetëm personat të cilët në gjashtë muajt e fundit kanë qenë të infektuar me Covid -19. Një vërtetim mjekësor apo një test të antitrupave është i mjaftueshëm për një periudhë prej gjashtë muajsh. Sidoqoftë, këta njerëz nuk përjashtohen nga detyrimi për bartjen e maskës FFP2.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












