Koronavirusi: çast pas çasti
Ndikimi i grupit të gjakut tek COVID-19
Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e e terapive të ndryshme me ilaçe.
Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve të caktuara. Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës.
Grupi i gjakut në fokus
Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin Corona studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes COVID-19.
Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infektionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra. Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.
Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19.
Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.
Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43 përqind e popullsisë. Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona. Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.
Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.
Terapi dhe ilaçe
Nëse rezultatet e studimit konfirmohen, kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe. Lidhjet mes grupit të gjakut dhe rrjedhës së sëmundjes kanë luajtur rol edhe në rastin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundje të tjera.
Për shembull në rastin e malaries shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me grup gjaku 0 (zero) rrallë preken rëndë nga malarja dhe kanë një rrjedhë të rëndë të kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër edhe grupet e tjera të gjakut e mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundje të ndryshme. Kështu grupi i gjakut A e mbron trupin nga sëmundja e murtajës.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











