CH-Ballkani
Ndikim i mahnitshëm i diasporës në fatin politik të Kosovës
Duke kërkuar mbështetje dhe burime përtej kufijve të Kosovës, kryesisht për shkak të sistemit të bllokuar nga klanet në pushtet, “Vetëvendosje” ka arritur që në mënyrë aktive të përfshijë të rinjtë në politikën kosovare, brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë
Më 11 qershor 2017 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Këto kanë shkaktuar trazira të mëdha politike, me shpërthimin e lëvizjes politike Vetëvendosje, bartëse e ndryshimit në mënyrën e qeverisjes së vendit. Ky realitet është rezultat i dinamikave të brendshme politike në Kosovë, por, në mënyrë të konsiderueshme, edhe falë ndikimeve të jashtme, sidomos nga diaspora kosovare e numërt.
Më konkretisht, Lëvizja politike “Vetëvendosje”, e udhëhequr nga lideri i ri karizmatik, Albin Kurti, ka dalë fituese, për habinë e të gjithëve, si forca kryesore politike e vendit. Kjo lëvizje është profilizuar kundër dy koalicioneve me peshë: ajo e PAN-it, e udhëhequr nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ajo e LAA-nit, në krye të listës me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit ka qenë më parë në pushtet, në koalicion me grupin kryesor politik të kontrolluar nga ish-luftëtarët apo të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Vetëvendosja” ka arritur këtë rezultat falë kthjelltësisë së udhëheqësve të saj, të përbërë kryesisht nga intelektualë të rinj, të cilët ishin të angazhuar me bindje politike dhe dëshironin të ndryshonin rrjedhën e historisë së vendit të tyre, i mbetur peng nga një klase politike e korruptuar, nepotike dhe e paaftë. Për vite të tëra “Vetëvendosja” ka denoncuar sistematikisht – me kritika të forta dhe me operacione spektakulare militante, nganjëherë edhe brenda Parlamentit – kapjen e shtetit dhe burimet e saj nga një grusht njerëzish. Për udhëheqësit e saj, politikanët e Kosovës e kanë sakrifikuar interesin e përgjithshëm të Kosovës dhe kosovarëve në altarin e interesave të tyre thjesht personale, dhe këtë në shumë plane. Në këto zgjedhje “Vetëvendosja”, me sloganin e saj “Barazi, Drejtësi, Zhvillim”, denoncoi ballë për ballë dhe me këmbëngulje klanin “Pronto”, në fuqi, duke i dhënë me insistim epitetin ‘mafioz’. Kjo lëvizje politike është bërë kështu si forca kryesore politike reformiste, pavarësisht nga burimet e saja materiale të pakrahasueshme me ato të forcave të tjera politike.
Është interesante të vështrohet se strategjia e veprimit të krerëve të “Vetëvendosjes” ishte që të rrisë gradualisht peshën e saj në skenën politike të Kosovës, duke iu afruar në mënyrë aktive komunitetit të madh shqiptar jashtë Kosovës, respektivisht në Zvicër, Evropë dhe SHBA. Udhëheqësit e saj kanë ardhur me dhjetëra herë për ta takuar komunitetin kosovar në Zvicër për t’i shpjeguar projektin e tyre shoqëror. Duke kërkuar mbështetje dhe burime përtej kufijve të Kosovës, kryesisht për shkak të sistemit të bllokuar nga klanet në pushtet, “Vetëvendosje” ka arritur që në mënyrë aktive të përfshijë të rinjtë në politikën kosovare, brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë. Ajo ka arritur edhe në mënyrë aktive të bëjë përdorimin e rrjeteve sociale, duke inkurajuar shumë kosovarë që gjenden jashtë që të përdorin të drejtën e tyre demokratike të votimit.
Qeveria e tanishme është përpjekur për të sabotuar votën e diasporës, duke i lënë asaj vetëm disa ditë pa u regjistruar në listën zgjedhore, si kusht të votimit me postë. Këto pengesa mund të shpjegohen me faktin se lidershipi politik në fuqi ishte i vetëdijshëm se vota e diasporës do të jetë kryesisht protestuese. Në të vërtetë, diaspora kosovare me numër të rëndësishëm në Evropë, e në mënyrë të veçantë në Zvicër, e lënë pas dore dhe e zhgënjyer, do të përdorte këtë mundësi si një vegël për t’u hakmarrë në mënyrë demokratike kundër udhëheqjes aktuale të Kosovës. Gjithashtu, pavarësisht nga pengesat, shumë anëtarë të diasporës kanë udhëtuar për të votuar në Kosovë. Rezultati i suksesshëm i “Vetëvendosjes” në këto zgjedhje është, sipas fjalëve të zëdhënësit të saj, meritë e diasporës kosovare.
Në qoftë se kjo arrin të formojë një koalicion qeverisës, sprova e “Vetëvendosjes” do të jetë e vështirë ndaj elektoratit të saj, i cili ka shpresa të mëdha. Kemi të bëjmë me një një varg të madh të reformave dhe zhvillimit që duhet të fillojnë. Kosova vuan nga probleme serioze strukturore të trashëguara nga epoka komuniste, por të përjetësuar edhe nga një klasë politike e paaftë për të iniciuar ndryshime. Në disa zona të thella mbretëron ende varfëria ekstreme dhe papunësia ka goditur fuqimisht të rinjtë, të cilët e shohin shpëtimin e tyre vetëm në migrim.
Shembulli i reformave themelore në kryeqytet, të kryera me vështirësi nga kryetari i saj, Shpend Ahmeti, si dhe pengesat gjëmuese të aparatçikëve dhe oligarkëve të reformave, janë tregues i vështirësive të ardhshme për të filluar projektin e ndryshimit në vend.
Përveç kësaj, ky proces duhet të bëhet me mbështetjen e vendeve perëndimore, të përfshira shumë në të gjitha fazat e historisë së re të këtij vendi.
Shpresohet se liderët e “Vetëvendosjes” do t’i sigurojnë ato në çështjet gjeopolitike në rajon, në veçanti, në mënyrën që Kosova të vazhdojë të përfitojë nga kjo mbështetje jetike.
Diaspora kosovare, e cila u mblodh për herë të fundit në zgjedhjet më 11 qershor, do të luajë një rol shumë aktiv në këtë proces. Pyetja është se a do të ketë durim të mjaftueshëm që të vazhdojë t’i mbështesë, me kalimin e kohës, reformatorët dhe aktorët politikë në Kosovë. Le të shpresojmë se “Vetëvendosja” do të arrijë ta mbajë në të ngrohtë afër vehtes.
(Botuar në “Le Temps”)
E-Diaspora
-
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë Ekspozita organizohet me rastin e 1 Qershorit dhe sjell krijimet artistike të nxënësve të mësimit plotësues... -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri»
Jeta në Austri
-
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker Një 23-vjeçar nga fshati Saraqinë i Tetovës ka humbur jetën në Austri, teksa trupi i tij... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri











