Kosova
Ndeshja Kosovë-Suedi luhet në “Fadil Vokrri”, pa shikues
Kombëtarja e Kosovës në futboll në muajin mars do të zhvillojë tri takime.
Në planprogram do të jetë ndeshja miqësore kundër Lituanisë, dhe dy ndeshje të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, kundër Suedisë dhe Spanjës.
Ndeshja kundër Suedisë në “Fadil Vokrri” përfundimisht do të luhet pa shikues.
Kështu për Klan Kosova tha Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Salihu tha se të pranishëm në stadium sipas protokollit brenda në stadium mund të hyjnë 10 persona.
“Jo nuk do te lejohen shikuesit. UEFA dhe FIFA e ka te ashtuquajturin protokoll “return to play” dhe është shumë strikt. Protokolli i lejon vetëm 10 veta, të kryesisë së Federatës. Për fat të keq kemi kërkesa edhe prej Ambasadës së Suedisë, KFOR-it, e të tjerëve, por nuk lejohen. Dënimet janë shumë të rrepta. Po ashtu, jemi në zonë të kuqe dhe duhet të kemi kujdes të shtuar. Në mars sigurisht se nuk do të lejohen”.
Ai theksoi se në muajin qershor mund të shtohen gjasat që të ketë një numër të kufizuar të shikuesve, kur “Dardanët” të luajnë ndeshje miqësore.
“Në qershor kemi ndeshje miqësore, mund të ketë numër të kufizuar të shikuesve. Në shtator fillon cikli i ri dhe shpresojmë të kemi shikues”.
Ndeshja Kosovë – Suedi luhet më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













