Kosova
Ndërtesa e SHKA “Agimi” në Prizren po përdoret për muzikë tallava
Disa përfaqësues të Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” në Prizren i janë drejtuar me një letër Ministrisë së Kulturës, nga e cila kërkojnë që ndërtesa e ShKA “Agimi: të hyj në Listën e Trashëgimisë Kulturore
Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” në Prizren shprehet e shqetësuar për siç thotë veprimet degraduese që po ndodhin brenda ndërtesës së saj. Për këtë ata i janë drejtuar me një letër të hapur edhe Ministrisë së Kulturës e cila në muajin nëntor vendosi që ta përfshijë ndërtesën e ShKA Agimit në Listën e Trashëgimisë Kulturore.
“Veprimet degraduese të një grupi të vogël individësh të papërgjegjshëm nuk kanë të ndalur. Ky grup që ka zaptuar ndërtesën e ShKA Agimit dhe ka përjashtuar qindra anëtarë pa përfillur asnjë procedurë, ka vazhduar me veprime klandestine dhe degraduese ndaj Agimit. Të vetëshpallur “Kryesi e Agimi”, këta individë kanë vazhduar të marrin vendime në kundërshtim me të gjitha procedurat e brendshme të Shoqërisë dhe ligjet e Kosovës që rregullojnë sektorin e shoqërisë civile. Ky grup i vogël individësh të papërgjegjshëm dhe zaptues, tani kanë shndërruar hapësirën e Shoqnisë në kafene burrash ku kultivohet tallavaja”, thuhet në reagim.
Ata kërkojnë nga Ministri i Kulturës, që në pajtim me autorizimet e tij ligjore dhe në përputhje me vendimin për të shpallur ndërtesën e Agimit aset të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, të ndërmarrë veprime institucionale për të adresuar këto shqetësime.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











