Lajme
Ndërron jetë mjeku shqiptaro–amerikan, Filip Çaushaj
Ndërron jetë mjeku i famshëm shqiptar Philip Çaushaj
Bëhet e ditur se është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare mjeku shqiptaro–amerikan, i njohur ndërkombëtarisht, Filip Çaushaj. Kryemjekja e “Spitalit Amerikan”, Lida Shosha, ndau lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook, ku tregon dhe bisedën e fundit me të, përcjell albinfo.ch.
“Të dua, motra ime. U thuaj miqve në Shqipëri që i dua. Po vdes me buzëqeshje. E ndërsa lotët e mi ridhnin çurg, sepse sdoja të pranoja largimin e mikut tim të shtrenjtë, Ai, përtej oqeanit, më thoshte: “Mos qaj, motra ime, shpyirti im. Kam çunin këtu me mua, nuk jam vetëm”, shkruan ajo.
Filip Çaushaj lindi në New York, u formua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u dekorua nga Presidenti Obama, por për asnjë çast nuk e harroi origjinën e tij shqiptare.
Për promovimin e vlerave të shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, shtatorin e vitit 2016, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e vlerësoi me titullin “Nderi i Kombit”.
Mikja e tij, Lida Shosha shkruan;
“E deshi shumë vendin e origjinës, Shqipërinë, i deshi shumë shqiptarët, ndihmoi pamasë e frymoi deri në fund për Shqipërinë. CV e mjekut legjendë është aq e pasur sa nuk e nxënë dot këta rreshta, mjeku i nderuar kudo në botë, por më i pasur ishte shpirti i tij fisnik, i mençur, modest, bujar, dashamirës, përtej çdo limiti njerëzor që kam njohur deri më sot. Sot humba një mik të shtrenjtë, parajsa fitoi një legjendë”.
Me një karrierë të spikatur doktor Filip Çaushaj është pioner në kirurgjinë laparaskopike të zorrës së trashë dhe ështe vlerësuar me tituj në shumë spitale dhe universitete nëpër botë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










