Maqedonia
Ndalohet për pije uji në Gostivar, mbi 1 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore
Autoritetet në Mqedoni të Veriut kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Gostivarit, ndërsa po zhvillohet një hetim i gjerë për të zbuluar nëse sistemi i furnizimit është kontaminuar nga pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme.
Vendimi u mor pasi në qytet u regjistrua një numër i pazakontë i qytetarëve me simptoma gastrointestinale.
Situata më shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, ku gjatë ditëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 1.000 deri në 1.200 persona, shkruan ina. Për shkak të fluksit të madh të pacientëve, spitali ka angazhuar personel shtesë në repartet më të ngarkuara.
Sipas spitalit, shumica e pacientëve janë paraqitur me të njëjtat simptoma – të vjella, diarre, dhimbje stomaku, temperaturë, plogështi dhe shqetësime të tjera gastrointestinale. Numri më i madh i tyre janë trajtuar në repartin infektiv, pediatri dhe në shërbimin e urgjencës.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka hapur procedurë parahetimore pas njoftimit të policisë për dyshime se uji i pijshëm mund të jetë ndotur për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, transmeton albinfo.ch.
Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski, deklaroi se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në hetim dhe se aktualisht po mblidhen prova për të përcaktuar nëse rasti përbën vepër penale.
Me urdhër të Prokurorisë, ekipet e Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë mostra të ujit për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Drejtoresha e institutit, Marija Andonovska, bëri të ditur se rezultatet priten brenda 48 orëve.
Edhe Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar ka konfirmuar se janë marrë mostra nga katër pika të ndryshme të rrjetit, ndërsa analizat do të tregojnë nëse uji është shkaku i problemeve shëndetësore të raportuara.
Pas dyshimeve të ngritura, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) vendosi ndalimin e përkohshëm të përdorimit të ujit të ujësjellësit për pije deri në përfundimin e analizave laboratorike.
Sipas AUV-së, gjatë inspektimit është konstatuar se në gypin kryesor të ujësjellësit ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që injektonte ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ekzistojnë dyshime se Ndërmarrja Publike “Vodovod”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kishte instaluar tre pompa për të rritur presionin në rrjet, duke futur ujë direkt në gypin kryesor për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Sipas MPB-së, ky veprim mund të ketë rrezikuar shëndetin e qytetarëve, ndërsa po zhvillohen hetime për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”, sipas nenit 219 të Kodit Penal.
Në zbardhjen e rastit janë përfshirë policia, prokuroria, Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe një ekspert gjyqësor i licencuar, i cili do të kryejë ekspertizën e sistemit të dyshuar si të vendosur në kundërshtim me ligjin.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











