© albinfo.ch
E-Diaspora
Naim Fejzaj, krenar si shqiptar, kroat dhe zviceran
Saherë përmallohet për vendin e të parëve, i riu shqiptar me nënë kroate, rrok çiftelinë dhe ia merr një kënge kreshnike. Në dhomën e tij ai mban me krenari një çifteli dhe sharkinë të cilat i akordon për t’ia marrë këngëve rapsodike.
Pranë instrumenteve, në murin e dhomës së tij, Naim Fejzaj ka renditur me dhjetëra medalje e trofe të fituara në garat e sportit të njohur të malësorëve zviceranë, Schwingen. Në mesin e tyre ngjitur lartë medaljeve qëndron portreti i humanistes shqiptare, nënë Tereza. Kurse më poshtë vargjet e Naimit, „Plavë e Guci“! Anash mban flamurin kroat dhe një emblemë zvicerane. Por flet shqip, dhe madje rrjedhshëm. Kështu më ka mësuar babai, tregon ai. „Me babain flas vetëm shqip, me nënën kroatisht dhe jashtë shtëpisë gjermanishte të dialektit zviceran“.
Naim Fejzaj është një burrë i ri që peshon jo më pak se 110 kilogram! Pesha dhe muskujt atij i nevojitën për t’u përballur me viganët zviceranë të sportit unikat të helvetëve, „Schwingen“. Diçka e ngjashme sikur mundja apo pelivania.
I rritur në mes dy përkatësive kombëtare dhe fetare
Suksesi i këtij djali të madh e të fuqishëm që shumë shpesh ka qenë tmerri i kundërshtarëve në ringun e formuar nga byku, është rezultat i kombinimit dhe edukimit me disiplinën zvicerane, zgjuarsinë kroate në aktivitete sportive dhe trimërinë shqiptare. Këto veti e kanë bërë atë ky që është tani dhe ai këtë nuk e fsheh, por e tregon me krenari identitetin e tij kozmopolit.
„Nuk di si do të jetoja nëse do të isha vetëm shqiptar apo vetëm kroat“. Nuk mund ta paramendoj ndryshe jetën time, shpjegon djali që është rritur mes besimit mysliman dhe katolik, duke i parë këto dy besime si privilegj që i ka dhuratë nga prindërit e tij të përzier. „Njerëzit që më njohin e dinë që jam shqiptar dhe kroat. Unë këtë e shoh si përparësi, i flas të dyja gjuhët, shkoj në të dy vendet si në shtëpinë time dhe kam shokë e miq kah të sillem“, shprehet me sy të qeshur pejani që sapo ka mbushur 20 vjet.
Mos harro kurrë kush je dhe prej nga vjen
Si fëmijë gjithmonë i jam gëzuar më së shumti pushimit në Kosovë, tregon ai, sepse, siç shprehet, atje takoja familjen time, gjyshin dhe djemtë e axhallarëve! Kishte më shumë gjallëri. „Në Kosovë shkoj për çdo vit, Peja dhe Radavci (vendlindja e babait) më pëlqejnë shumë“.
Naimi tregon me krenari për pushimet në Kosovë, për lidhjet e tij të ngushta me familjen në Radavc të Pejës dhe porosinë e babait që ruan me kujdes; “Ti jeton këtu por mos harro kurrë rrënjët tua“. „Kam lindur dhe jam rritur këtu në Zvicër, por rrënjët e mia kurrë nuk do t`i harroj dhe këtë do t`ua përcjell fëmijëve të mi“, përgjigjet Naimi i pyetur se si duket nga jashtë identiteti i një njeriu që ka prinder të përzier.
Mundës dhe hendbollist i suksesshëm
Babai i tij, Myrtezai, një shahist i pasionuar, është martuar para 23 vjetësh me gruan e tij kroate, Evicën. Kurse djali i tyre që nga brenda është shqiptar dhe kroat, jashtë shtëpisë njihet si një sportist i dalluar që i pëlqen përleshjet, por vetëm ato sportive e para shikuesve të shumtë zviceranë. „Më pëlqen lufta, lufta sportive“, shprehet ai, „Në këtë sport mund të përleshesh ashpër me kundërshtarin, por në fund ndarja është miqësore“, tregon për artin e këtij sporti që e praktikojnë pothuajse vetëm zviceranët.
„Sporti për mua është gjithçka“, thotë Naimi,“ unë ushtroj katër deri në gjashtë herë në javë nga dy orë“. Krahas kësaj Naimi është i njohur edhe si një hendbollist i shquar që mbron në ligën e dytë (BSG Vorderland) të ekipit të Heiden AR.
Naimi momentalisht bën zanatin e polimekanikut dhe pastaj ka dëshirë të studiojë, të martohet dhe të krijojë familje me të dashurën që nuk dëshiron t’ia zbulojë emrin.
I do shumë përleshjet por vetëm ato sportive
Babai i tij, Myrtezai, është martuar para 23 vjetësh me gruan e tij kroate, Evicën. Kurse djali i tyre që nga brenda është shqiptar dhe kroat, jashtë shtëpisë njihet si një sportist i dalluar që i pëlqen përleshjet, por vetëm ato sportive e para shikuesve të shumtë zviceranë. „Më pëlqen lufta, lufta sportive“, shprehet ai, „Në këtë sport mund të përleshesh ashpër me kundërshtarin, por në fund ndarja është miqësore“, tregon për artin e këtij sporti që e praktikojnë pothuajse vetëm zviceranët.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”


















