Lajme
Mustafa: Shqiptarët e Luginës janë duke u diskriminuar sistematikisht
Ragmi Mustafa nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka deklaruar se shqiptarët që jetojnë në Luginë janë duke u diskriminuar sistematikisht.
Mustafa në një intervistë për KTV ka deklaruar se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e diskutimeve lidhur me gjendjen e shqiptarëve që jetojnë atje. Ai ka thënë se cilado parti politike që vjen në qeverisje në Kosovë, duhet pasur si pikë të veçantë kujdesin ndaj Luginës së Preshevës, përcjell Albinfo.ch.
“Pavarësisht se cila parti do qeveris vendin, duhet përfaqësojë shqiptarët dhe interesat e tyre në Luginën e Preshevës. Unë përshëndes çdo lider që premton t’u ndihmojë shqiptarëve atje. Shqiptarët e Luginës janë duke u përballur me një diskriminim sistematik”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka potencuar se tekstet shkollore që ishin dërguar nga Kosova në Preshevë, ishin hap i madh për trajtim të gjendjes atje.
“Pa dashur të kemi preferenca politike, ne u jemi mirënjohës atyre që kanë bërë diçka për shqiptarët në Luginë. Çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet edhe në bisedimet Kosovë-Serbi si prioritet”, ka shtuar ndër të tjera.
Mustafa ka potencuar se trajtimi i shqiptarëve në atë pjesë duhet bëhet përmes një strategjie afatmesme dhe të trajtohet në disa nivele politike.
“Ne e kemi sfidë regjistrimin e popullsisë që fillon në pril të këtij viti. Qasja e Serbisë është armiqësore, antikushtetuese dhe antiligjore. Ne kërkojmë që kërkesat e shqiptarëve në Luginë, të adresohen për institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.
“Pavarësisht që kjo është Qeveri në detyrë, ne do të kërkojmë që t’i marrë seriozisht detyrimet dhe obligimet që i ka ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
Mustafa ka theksuar se shqiptarët e Luginës kërkojnë barazi, drejtësi dhe liri. Sipas tij, reciprociteti është një nga mundësitë që do ndikonte në shtyrjen përpara të kërkesave.
Ne kërkojmë që të kemi më shumë barazi, liri dhe drejtësi që u mungojnë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Reciprociteti është njëra nga mundësitë, çështjet politike duhet të trajtohen në qasje strategjike. Kur në Kosovë sigurohen ulëse për shtetas të tjerë, duhet të sigurohen edhe në Parlamentin serb për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














