E-Diaspora
Motoristët “ia shkelin” edhe njëherë, kësaj radhe për humanizëm
Klubi i motoristëve nga Zvicra “Plisat” me të hyrat nga biletat e kësaj mbrëmje po edhe nga iniciativat tjera humanitare planifikon të bëjë një familje skamnore në Kosovë me shtëpi të re
Rümlangu i Cyrihut gumëzhinte të premten nga zhurma e motorëve të cilët lartë përcillnin tymin dhe mesazhin e një feste të botës motoristike shqiptare në Zvicër, që organizonte klubi i motoristëve “Plisat”.
Klubet motoristike shqiptare nga e tërë Zvicra dhe adhuruesit e këtij sporti ekstravagant erdhën në mënyrë të organizuar në “Rinora 4” ndërsa festës i prinin motoristët e klubit të motoristëve “Plisat”.
Para se të fillonte festa, motoristët përshëndetën njëri-tjetrin duke prezantuar motorët e tyre në këtë shou motoristik dhe vallëzuan deri në orët e hershme të mëngjesit në diskotekën “Rinora 4”.
Të pranishmit i ka argëtuar bendi i njohur kosovar “NRG Band” ndërsa organizatorët kanë ndarë mirënjohje për klubet e pranishme në këtë “Gala Night”.
Të gjithë së bashku lansuan edhe zyrtarisht sezonin motoristik 2017.
Motoristët shqiptarë i ka nderuar me praninë e tij edhe boksieri i njohur kosovar që jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj.
Klubi i motoristëve nga Zvicra “Plisat” me të hyrat nga biletat e kësaj mbrëmje po edhe nga iniciativat tjera humanitare planifikon të bëjë një familje skamnore me shtëpi të re.
“Plisat” kanë ndërtuar dy shtëpi vjet dhe parvjet në Kosovë, sivjet të tretën do ta ndërtojnë në Luginen e Preshevës dhe premtojnë që vitin e ardhshëm do të ndërtojnë edhe një në Maqedoni dhe pastaj në Shqipëri.
.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë






















































