Lajme
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja
Një kooperativë banimi në Lucern ka prezantuar një model të pazakontë të qirasë, ku familjet e mëdha paguajnë dukshëm më pak se personat që jetojnë vetëm. Synimi është të lehtësohet strehimi për familjet dhe të shfrytëzohen më mirë banesat e mëdha.
Mungesa e banesave dhe vështirësitë që hasin familjet për të gjetur strehim kanë shtyrë një kooperativë banimi në qytetin e Lucernit të Zvicrës të provojë një model të ri të qirasë.
Në kompleksin e ri rezidencial Libellenhof, qiraja nuk përcaktohet vetëm nga madhësia dhe pozita e apartamentit, por edhe nga numri i banorëve që jetojnë në të. Për çdo person shtesë në familje, qiraja mujore ulet me 200 franga zvicerane, ose rreth 215 euro. Sipas kooperativës, një skemë e tillë është unike në të gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch.
Kursime deri në 1.075 euro në muaj
Dallimet në çmim janë të konsiderueshme. Një apartament me 4,5 dhoma dhe sipërfaqe rreth 106 metra katrorë kushton:
3.140 franga në muaj për një person që jeton vetëm;
2.940 franga për një çift;
2.540 franga për një familje me katër anëtarë;
2.340 franga për një familje me pesë anëtarë.
Kjo do të thotë se një familje me pesë persona paguan 800 franga (rreth 860 euro) më pak në muaj krahasuar me një person që jeton vetëm.
Në një apartament me 6,5 dhoma, një familje me katër fëmijë kursen deri në 1.000 franga, ose rreth 1.075 euro në muaj.
Bonusi prej 200 frangash për çdo banor shtesë do të jetë në fuqi deri në shtator të vitit 2030. Pas kësaj date, zbritja do të përgjysmohet në 100 franga për person.
Synimi: më shumë banesa për familjet
Përmes këtij modeli, kooperativa synon që apartamentet e mëdha të shfrytëzohen kryesisht nga familjet. Në të njëjtën kohë, edhe personat që jetojnë vetëm ose çiftet e moshuara mund të banojnë në kompleks dhe, kur nevojat e tyre ndryshojnë, të kalojnë në apartamente më të vogla, duke liruar hapësirë për familjet.
Zbritjet financohen nga qiramarrësit e tjerë
Modeli nuk funksionon pa një formë subvencionimi të brendshëm. Zbritjet që përfitojnë familjet financohen nga qiramarrësit që jetojnë vetëm ose në çift, të cilët paguajnë qiranë e plotë.
Sipas kooperativës, kjo është mënyra më efektive për të mbështetur familjet dhe për të përdorur më mirë fondin e banesave.
Interesimi për këtë model ka qenë shumë i madh. Rreth 90 për qind e apartamenteve me 4,5 dhoma janë rezervuar tashmë nga familjet.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













