Lajme
Mjeku zviceran refuzon ta trajtojë pacientin rus me HIV
Mjeku i klinikës Hirslanden i ka thënë se kjo do të ishte hera e fundit që do të rinovonte recetën tek ai pasi që tani e tutje nuk do të trajtonte më pacientë rusë
Një specialist zviceran i sëmundjeve infektive në klinikën Hirslanden ka refuzuar trajtimin e një pacienti rus me HIV. Rusi nga Moska ishte trajtuar nga i njëjti mjek në Zvicër për më shumë se pesë vjet.
Me trajtimin e synuar në Zvicër, rusi homoseksual donte të shmangte regjistrimin si pacient me HIV në bazën e të dhënave shëndetësore ruse, transmeton albinfo.ch. Kështu që këtë javë ai ka kërkuar një ricaktim për të rinovuar recetën e tij për trajtimin nga sëmundja.
Por, mjeku i klinikës Hirslanden mësohet se e ka informuar atë se kjo do të ishte hera e fundit që do të rinovonte recetën tek ai pasi që tani e tutje nuk do të trajtonte më pacientë rusë. Kështu që ai duhet të kërkojë një mjek të ri.
Klinika Hirslanden konfirmon incidentin
Një zëdhënës i klinikës Hirslanden ka konfirmuar incidentin për “Sonntagsblick” dhe e ka shpjeguar këtë në emër të mjekut të përmendur: “Mjeku ynë i çmuar partner ka vendosur, për arsye personale, të mos trajtonte më pacientë nga Rusia gjatë kohës sa vazhdon lufta dhe për trajtimin e pacientëve, dhe kjo, pavarësisht nga rasti i përmendur.”
Megjithatë, zëdhënësi ka shtuar see nëse pacientët janë në “rrezik akut shëndetësor”, mjekët e klinikës Hirslanden “sigurisht” që do të ndihmojnë, përcjell albinfo.ch. “Pavarësisht origjinës, gjinisë dhe kombësisë”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













