Lajme
Mbi 10 milionë të infektuar me Covid
Duket se numri në rang botëror i infeksioneve me koronavirus ka arritur në mbi 10 milionë, transmeton albinfo.ch.
Universiteti Johns Hopkins raportoi se sot janë shënuar 10,186,833 raste që prej fillimit të pandemisë. SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID-19 me më shumë se 2.6 milionë, ndjekur nga Brazili me 1.3 milion raste. Rusia renditet në vendin e tretë me më shumë se 600 mijë të infektuar.
Me rritjen e infektimeve, ka reaguar edhe mjeku shqiptar nga Berlini, Fahri Beqa i cili është shprehur se rritja e të prekurve është shqetësuse, shkruan albinfo.ch.
“Sot më 28.06.2020, numri i të infektuarve në botë kalon mbi 10 milion dhe trajektorja vazhdon ende të ngritet në mënyrë eksponenciale, ndërsa numri i të vdekurve kalon sot për herë të parë mbi 500 mijë… Barna dhe vaksinë ende nuk ka. Parandalimi mbetet standard i artë (mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe masat higjienike). Nga imuniteti i tufës jemi shumë, shumë largë” është shprehur ai.
Gjithashtu SHBA renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit me 125.039, që nga fillimi i pandemisë.
Për shkak të pandemisë koronavirusit një gjykatëse federale amerikane urdhëruar administratën e Presidentit Donald Trump të lirojë fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët janë mbajtur për më shumë se 20 ditë në tre qendra të paraburgimi në Teksas dhe Pensilvani. Gjykatësja Dolly Gee shkruante se qendrat “janë” në zjarr” dhe nuk ka më kohë për masa “gjysmake”. Të premten SHBA vendosi një tjetër rekord ditor për sa i takon numrit të raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar për herë të parë 40,000 të prekur.
Rritja e numrit të të infektuarve bëri që shtete si Florida dhe Teksasi të njoftojnë rimbylljen e bareve dhe vendosjen e masa kufizuese të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Të premten grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë që menaxhon përpjekjet kundër pandemisë zhvilloi konferencën e parë publike pas gati dy muajsh. Presidenti Trump nuk mori pjesë.
Organizata Botërore e Shëndetësisëbëri të ditur të premten se nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste kundër COVID-19, vaksina e trajtime të tjera.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











