Kosova
Mjekët paralajmërojnë bojkot, nëse nuk u rriten pagat
Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj
Mjekët që punojnë në sektorin publik kanë thënë se nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave, atëherë do të ketë kolaps në sektorin e shëndetësisë dhe se ata do ta bojkotojnë punën.
Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj.
Si në shumë fusha të tjera, edhe sektori i shëndetësisë vuan nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e tyre të jenë lineare, por ato duhet të kategorizohen, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Udhëheqësi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se janë duke punuar në atë drejtim që të gjitha pagat në sektorin e shëndetësisë të ngriten, por gjithashtu të ketë edhe kategorizime, përcjell albinfo.ch.
Sipas mjekëve, rrogat e tyre janë më vogla sesa të kolegëve të tyre në rajon. Basri Lenjani, mjek specialist i emergjencës, ka deklaruar se Ligji për pagat, i cili tashmë pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës, shpreson të kalojë pa ndonjë problem, dhe siç thotë ai, një herë e përgjithmonë t’u kthehet dinjiteti punëtorëve shëndetësorë.
Mjekët shpresojnë se në kohën kur në Kosovë të fillojë të aplikohet sigurimi shëndetësor, atëherë ata do të paguhen në bazë të performancës së tyre.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se do të ketë kategorizim pagash, por edhe rrezikshmëria në punë do të paguhet më mirë se deri tani. Ai ka thënë se tashmë është bërë një grup punues pikërisht për këtë çështje.
Punëtorët shëndetësorë në vazhdimësi kanë insistuar në realizimin e kërkesës së kamotshme për rritjen e pagave.
Në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë deklaruar se në proces janë disa reforma në shëndetësi, ku edhe rritja e pagave është një prej të rejave që mund të sjellin këto reforma.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












