Lajme
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
“Parandalo sot, për të jetuar nesër më mirë”, kjo është motoja e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër për qytetarët dhe komunitetin shqiptar në Zvicër që përmes kësaj fushateje tenton të parandalojë dhe vetëdijesojë qytetarët ndaj rrezikut të sëmundjeve që diagnostifikohen në faza të vonshme.
Viti i ri në Zvicër ka nisë me aktivitete të shpeshta të mërgatës. Në njerën anë janë partitë politike nga Kosova që kanë aktivizuar degët e tyre në mërgatë për të mobilizuar mërgatën për zgjedhjet e këtij viti, të cilat do të mbahen më nëntë shkurt në Kosovë dhe në anën tjetër janë shoqatat dhe organizatat e mërgimtarëve që kujdesen e angazhohen që komuniteti ynë në Zvicër të jetë sa me koshient ndaj jetës e të papariturave që mund të na shfaqen.
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ka disa vite që po jep kontriboutin e saj përmes seminarëve e simpoziumëve të rregullta me mjekë e qytetarë në kërkim të vetëdijesimit, parandalimit dhe avancimit të mërgatës, mjekëve dhe shoqërisë e komunitetin tonë në Zvicër.
Sot ata po mbajnë ne Benedict Schule në Zürich, seminarin sensibilizues për qytetarët në lidhje me sëmundje të enëve të gjakut, parandalimin e kancerit të melçisë, zorrës së trashë. Diagnostifikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Shëndetin mendor dhe kontrollimet e rregullta të gjendjes së pëgjithshme shëndetësore tek mjeku i përgjithshëm si dhe shëndeti oral. Seminari do të vazhdojë të mbahet të dielën në vijim në Zvicrën frankofone, në qytetin e Gjenevës.
Për këto e tema është angazhuar vetë kryesia e LMSHZ-së me në krye kryetarin Dr. med. Mentor Bilali – gastroentrolog, Dr. med. Naim Mehmeti – Angilog, Dr. med. Valbona Miftari – psikiatre, Prof. Dr. Alban Neziri – Gjinekolog, Dr. med. Bujana Batusha-Sopi – interniste dhe Med. dent. Salih Mehmeti – Stomatolog. Mjekët specialiste të temave me ndjeshmëri të lartë, po referojnë para një audience apo „elektorati“ që të dielën e tyre nuk e humbin duke marrë e degjuar premtime për gjëra që pak kanë lidhshmëri në jetëne tyre të përditshme, por duke marrë njohuri tejet të rëndësishme për shëndetin e tyre nga mjekë shqiptarë që janë dëshmuar prej vitesh në fushat e tyre ku ata janë të specializuar.
Në faqën e tyre zxrtarezyrtare LMSHZ ka shkruar: Ky seminar informues eshtë një mundësi e shkelqyer per te thelluar njohuritë mbi shëndetin dhe parandalimin e sëmundjeve. Me një liste referuesish të njohur, pjesëmarrësit do të kenë mundësine te mesojnë rreth temave të rëndësishme si zbulimi i hershëm i sëmundjeve, rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe mënyrat për të reaguar ndaj shenjave paralajmëruese.
Diskutimet nga profesionistët e shëndetit do të kontribuojne ne rritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe do të ofrojnë informacione të vlefshme qe mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Piesëmarrësit do te kenë mundësi të bejnë pyetje dhe të angazhohen në biseda të thella për tema që ndërlidhen me shëndetin e tyre.
Piesëmarrja në këtë seminar shtë një hap i rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme.
Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj!
Të dielën më 26 janar 2025 Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër mban seminarin e radhës në ambientet e Hopitaux Universitaires Geneve në adrëse: RueCabrielle-Perret-Gentil 4, 1211 Geneve.të interesuarit mund të lajmërohen tek LMSHZ-së për pjesëmarrje, shkruajnë mjekët.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median
















