Kosova
Mjekët dhe profesorët nga Kosova obligohen ta deklarojnë pasurinë për herë të parë
Në Kosovë thuhet se për herë të parë, mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë janë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell albinfo.ch.
Deri më datë 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, janë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor, thotë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Ai më tej shotj se ndëshkimet ndaj këtyre dy kategorive në rast se nuk i përgjigjen thirrjes për deklarim të pasurisë, vijojnë me gjobë monetare e deri me burg efektiv.
Buleshkaj potencoi se vitin e kaluar kanë dorëzuar 90 kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë nga zyrtarët publikë. Ai shtoi se këtë vit pritet që numri i atyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, të arrijë në afro 13 mijë, dy mijë më shumë se vitin paraprak.
“Nga të dhënat që i kemi pranuar nga institucionet janë 1500 mjekë të sistemit sekondar dhe terciar që i bie të spitaleve rajonale dhe të QKUK-së si dhe janë mbi 800 profesorë të shtatë universiteteve publike të cilët janë të obliguar që ta bëjnë deklarimin e pasurisë në këtë periudhë për herë të parë. Periudha e deklarimit të pasurisë ka filluar me 11 shkurt ndërsa përfundon me 12 mars të këtij viti. Shumë nga ta, tashmë edhe kanë deklaruar pasurinë. Janë një numër i tyre, që mbajnë përveç pozitës së mjekut apo profesorit edhe pozita të tjera, e në kuadër të pozitave të tjera e kanë bërë deklarimin e pasurisë. Po besoj që është një numër ndoshta nga ta diku 100 që nuk kanë nevojë ta bëjnë deklarimin e pasurisë…Si total është mbi 2300 zyrtarë publikë që e kanë për obligim që në këtë fazë ta bëjnë deklarimin e pasurisë”, tha Buleshkaj.
Buleshkaj theksoi se ndëshkimet fillestare ndaj atyre që nuk e deklarojnë pasurinë brenda afatit të caktuar janë të dy niveleve, ndëshkimi i parë është administrativ, për çka do t’u shqiptohet një gjobë mandatore në shumën prej 30 për qind të pagës së tyre. E, ndëshkimi tjetër përfshinë kallëzimin penal, për çka tha se dënimi mund të variojë nga tre deri në pesë vjet burg efektiv, varësisht nga shkeljet.
Deklaroi se pritet të ketë rritje të deklarimeve këtë vit.
“Këtë vit kemi një rritje të madhe, përderisa vitin 2022 ka qenë më pak se 4 mijë, vitin e kaluar e kemi rreth 11 mijë. Këtë vit shtohen të paktën edhe një mijë më shumë sepse ky është viti i parë kur asamblistët nuk e bëjnë deklarimin e pasurisë. Kemi një largim prej rreth 1 mijë zyrtarëve që nuk janë të obliguar më ta bëjnë deklarimin e pasurisë dhe shtohen edhe dy mijë nga kjo kategori. Numri do të jetë mbi 12 mijë, po besojmë që nën 13 mijë zyrtarë…Vitin e kaluar kemi pasur një përgjigje të mirë të zyrtarëve publikë në deklarimin e pasurisë. Si rezultat, kemi pasur një numër relativisht të vogël të kallëzimeve penale, i kemi 90 kallëzime penale të dorëzuara për vitin e kaluar. Ndërsa, në vitin paraprak (2022) kemi pasur mbi 270”, potencoi Buleshkaj.
E-Diaspora
-
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike 20-vjeçarja Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani, dhe mërgimtarja tjetër... -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë
Jeta në Austri
-
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve Fejton Sylejmani diplomon në Universitetin e Salzburgut me një studim mbi demokratizimin... -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë












