Integrimi
Misioni katolik Shqiptar në Zvicër shënon 30 vjetorin e themelimit
Në 30 vjetorin e themelimit të Misionit Katolik Shqiptar në Zvicër, nesër dhe pasnesër në Lucern do të zhvillohen aktivitete të shumta kulturore
Nesër dhe pasnesër (22 dhe 23 tetor), në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptar në Zvicër, në Lucern do të zhvillohet një akademi shkencore dhe aktivitete të tjera kulturore.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të dërguar nga Misioni Katolik Shqiptar i Lucernit, në fillim, më 22 tetor, duke filluar nga ora 18.00 mbahet akademia shkencore, në Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern.
Pas himnit kombëtar të interpretuar nga: Afërdita Krasniqi, soliste; Ermira Lefort, piano; Shpejtim Krasniqi, solist; Bashkim Krasniqi, kitarë, vijnë fjalimet përshëndetëse nga: Mons. Dodë Gjergji, ipeshkëv i dioqezës Prizren-Prishtinë, Kosovë; Cornelio Zgraggen, përfaqësues i Kishës vendore në Luzern; Beat Züsli, kryetar i Komunës së Luzernit. Mes fjalimeve do të ketë këngë të interpretuara nga artistët e përmendur më lartë dhe. Po ashtu me deklamim poezish do të prezantohet edhe aktori i njohur nga Prishtina, Çun Lajçi.
Më pastaj fillon sesioni shkencor. Mons. Lush Gjergji, biograf i Nënë Terezës do të prezantojë punimin e tij “Të nxitur nga Nënë Tereza për vepra dashurie – bamirësie”, të shkruar me rastin e 25 vjetorit të kalimit të saj në Amshim.
Ndërsa Ylfete Fanaj, këshilltare (deputete) e Kantonit të Luzernit dhe kandidate për Këshillin Qeveritar të kantonit paraqitet me vështrimin “Integrimi dhe kontributi i shqiptarëve në shoqërinë helvetike”.
Në vazhdim, Don David Xhuxha, përgjegjës i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe do të lexojë punimin e tij të titulluar “Do të jeni dëshmitarët e mi” (Vap 1, 8) Misionar në shembullin e Bariut të mirë.
Dr. Don Anton Uka, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern do të përmbyllë sesionin.
Të dielën, më 23 tetor do të mbahet Mesha e shenjtë dhe do të shfaqet program artistik, duke filluar nga ora 13.30 (në Stadthalle Sursee, 6210 Sursee).
Kremtimi liturgjik: Mesha e shenjtë
Kremtues: Mons. Dodë Gjergji, ipeshkëv i dioqezës Prizren-Prishtinë, Kosovë në bashkë-kremtim me ipeshkvij të tjerë dhe me meshtarët pjesëmarrës në festë.
Në programin kulturor-artistik në vijim do të ketë: Vallëzim nga fëmijët e Misionit; këngë këngëtarja e njohur Shkurte Fejza nën përcjelljen instrumentale të Gëzim Demaj, dhe recitim të vargjeve të Gjergj Fishtës nga Çun Lajçi.
Më tutje, Ansambli “Arbëresha” nga Misioni Katolik Shqiptar në Sirnach paraqitet me këngë e valle ndërsa Kristë Lleshi do të këndojë “Këngë për Nënë Terezën”. Programi përmbyllet me një apero për të gjithë të pranishmit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












