Lajme
Mirsad Kryeziu arrin në Cyrih pas 16 ditësh udhëtimi me biçikletë nga Kosova
Kryeziu është një pjesëtar i policisë kufitare të Kosovës i cili ka ndërmarrë një rrugë të veçantë për të përshkruar rreth 2000 kilometra me biçikletë deri në Zvicër
Ideja për këtë udhëtim me biçikletë nga Kosova deri në Zvicër ishte e kahershme, siç ka treguar për albinfo.ch, Mirsad Kryeziu, diku para 6 vite me parë kishin planifikuar me disa shokë që ta realizonin këtë udhëtim, por që për shkak të problemeve për tu pajisur me viza nuk kishin arritur ta e realizonin këtë udhëtim. Për Mirsad Kryeziun arritja e këtij qëllimi ishte një ëndërr e kahershme, ëndërr për të cilën ai thotë se është tejet i lumtur që ka arritur më në fund ta bëjë realitet.
Kryeziu është një pjesëtar i policisë kufitare të Kosovës i cili ka ndërmarrë një rrugë të veçantë për të përshkruar rreth 2000 kilometra me biçikletë deri në Zvicër. Në një bisedë me albinfo.ch, Kryeziu ka treguar për përvojën e tij 16 ditore të cilën e ka përshkruar si shumë emocionuese dhe tejet të veçantë pasi siç ka treguar Kryeziu, për këto ditë ka parë një solidaritet të paparë të shqiptarëve duke e përkrahur tej mase në rrugëtimin e tij deri në Cyrih të Zvicrës.
Qëllimi i tij nuk ishte vetëm për të arritur deri në destinacionin të cilin i kishte përcaktuar vetes, por edhe për të dëshmuar se edhe si i vetëm mund ta përmbushë ëndrrën e tij, për të cilën kishte pritur prej vitesh. Në bisedën me albinfo.ch ka treguar ndër të tjera se gjatë gjithë rrugëtimit të tij, në mendje e kishte Cyrihun e Zvicrës. Për të Cyrihu ishte cak për të cilin ishte gjatë gjithë rrugës i motivuar për të arritur me çdo kusht.
Ishte 12 Qershori dita kur ai ishte nisur nga Kosova, përmes së cilës ai dëshironte të përçonte mesazhin tek secili i ri që çdo qëllim është i arritshëm, por duhet vetëm vullnet dhe përkushtim për të arritur cakun e dëshiruar.
Mirsad, pavarësisht që është i punësuar, si pjesëtar i policisë së Kosovës, ai tregon se ka gjetur mbështetjen e kolegeve të tij për të marrë këtë rrugë të gjatë dhe të mundimshme. Përkrahjen ai ka gjetur edhe nga shumë miq e bashkombas, siç ishte rasti i Nysret Kqiku afarist nga Cyrihu i cili ka qenë mbështetësi kryesor i çiklistit Mirsad Kryeziu.
I pasionuar pas çiklizmit, Mirsad Kryeziu në vitin 2017 së bashku me një shok të tijin kishte bërë një udhëtim me biçikleta prej 1 mijë kilometra deri në Stamboll. Kryeziu, është edhe anëtar i klubit të çiklisteve “Rogana” klub me të cilin që për çdo vit në kuadër të “Tour de Kosova”, udhëtojnë deri në 5 ditë me biçikleta.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar















