Ministria e Industrisë e Kosovës ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për naftën dhe derivatet për datat 23 dhe 24 gusht.
Nafta do të shitet deri në 1.79 euro për litër, benzina deri në 1.53 euro, ndërsa gazi 0.62 euro, përcjell albinfo.ch.
Çmimet mbeten të njëjta me ditën e kaluar dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Qytetarët mund të paraqesin ankesat për çmimet e derivateve në MINT ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.