Kosova

Ministrja Hoxha i thotë komisarit Hahn se Kosova ka perspektivë evropiane

Ministrja Hoxha ka theksuar para komisarit Hahn përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sndimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, me ç ‘rast ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës. Ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj konsiderojmë se procesin duhet përshpejtuar për ta vënë në fokus përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të përmbushë obligimet e MSA-s”, ka thënë ajo, duke shtuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, ka ritheksuar qëndrimin për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e implementimit të agjendës evropiane të reformave dhe zbatimit të MSA-së.