Kosova
Ministria e Mjedisit dhe Ambasada Suedeze thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadorin Suedez në Kosovë Henrik Nilsson, shkruan albinfo.ch
Nilsson ka qenë i shoqëruar nga stafi i ambasades që përcjellin projektet e financuara nga Suedia.
Sipas njoftimit të MMPH-së, ministrja Reshitaj ka prezantuar prioritetet dhe veprimet e saj, në përmirësimin e gjendjës së mjedisit në Kosovë. Ajo ka falënderuar shtetin Suedez për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e në veçanti në fushën e mjedisit, me ç ‘rast vlerësoi se Suedia është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur sa i përket çështjes së mjedisit dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.
“Ministrja po ashtu shfaqi shqetësimin e saj meqë nuk ka informata për burimet ujore që ka Kosova që nga viti 1984 dhe se është e interesuar që të fillojë me hulumtime për të vrojtuar situatën aktuale të kapaciteteve ujore që ka Kosova”, thuhet në njoftimin e MMPH-së, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori Nilsson gjatë takimit sipas njoftimit, ka theksuar bashkëpunimin e mirë afatëgjatë që ekziston mes Suedis dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Mjedisi dhe ndryshimet klimatike janë fushë e një rëndësie të veçant dhe se bashkepunimi ndërkombëtar është kyq për arritjen e suksesit”, ka thënë Nilsson.
Ambasadori Nilsson, përmendi mbrojtjen e mjedisit si një fushë shumë të rëndësishme për integrimet Evropiane të Kosovës.
“Për Qeverin Suedeze mbrojtja e medisit dhe ndryshimet klimatike janë prioritet i lartë.
Suedia është duke punuar në procesin e një bashkpunimi të ri katër vjeçar të mbështetjës institucionale mes Agjencionit Suedez për Mbrojtje të Mjedisit dhe Agjencionit për Mbrojtje të Mjedisit të Kosoves e planifikuar të fillojë vitin tjetër”, ka thënë tutje Nilsson, shkruan albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












