Koronavirusi: çast pas çasti
Ministri i Jashtëm gjerman mbështet kthimin gradual në turizmin evropian
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas dhe homologët e tij nga vende evropiane kanë rënë dakord të punojnë drejt hapjes së kufijve për turistët para fillimit të verës.
Ministri Mass theksoi se paralajmërimi për udhëtimet, i cili është akoma i vlefshëm në gjithë botën deri më 14 qershor, fillimisht do të hiqet vetëm për Bashkimin Evropian dhe do të zëvendësohet nga këshilla specifike për udhëtimet për vendet të caktuara. Qëllimi është të tërhiqet vëmendja ndaj rreziqeve të ndryshme.
“Ne nuk mund të ruajmë një paralajmërim të përhershëm për udhëtimet për gjithë botën”, tha Maasi. “Duam të kthehemi në gjendje normale hap pas hapi”. Maasi theksoi gjithashtu se pushimet verore nuk do të jenë njësoj siç ishin para krizës Corona. “Nuk duhet të kemi iluzionin se mund të ketë një kthim të shpejtë në përditshmëri si përpara”.
Nuk dëshirohet një garë për turistët në Evropë. Videokonferenca u zhvillua me ministrat e jashtëm të Italisë, Austrisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Maltës, Sllovenisë, Qipros dhe Bullgarisë. Franca dhe Zvicra munguan, sepse do të marrin pjesë të mërkurën në një video-konferencë me vendet fqinjë të Gjermanisë. Austria ishte i vetmi vend fqinj që merr pjesë në të dy konferencat. Diskutimi kishte të bënte me mënyrën si mund të eleminohen kontrollet kufitare dhe rregulloret e karantinës dhe si mund të garantohet higjiena e nevojshme në vendet e pushimeve.
Do të ketë “kufizime kudo”, “në plazhe, në restorante, në qendrat e qytetit”, tha Maas. 15 qershori nuk duhet kuptuar si “data e fillimit të pushimeve”. Për pyetjen nëse do të ketë certifikata vaksinimi apo certifikata të ngjashme shëndetësore në vendet e udhëtimit në BE, Maasi tha se po bëheshin përpjekje për t’i harmonizuar ato. Ajo që do të kërkojnë vendet të caktuara nuk do të jetë sigurisht “njëqind për qind identike”. Për këtë do të paraqitet një përmbledhje në këshillat e udhëtimit, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













