Kosova
Ministri Gashi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Berlin
Kujtim Gashi po merr pjesë në ceremoninë e edicionit të 30-të të Evropian Film Awards 2017, në Berlin të Gjermanisë
Me ftesë të presidentit të Akademisë Evropiane të Filmit, Wim Wenders, ministri kosovar i Kulturës, Kujtim Gashi po merr pjesë në ceremoninë e edicionit të 30-të të Evropian Film Awards 2017, në Berlin të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Ministri Gashi e ka shfrytëzuar këtë ngjarje për takime të ndryshme. Ndër më të rëndësishmit ishte takimi me ministren e Kulturës së Lituanisë, Liana Ruokytė-Jonsson, me të cilën njoftojnë se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës.
Gashi e Roukytė-Jonsson u pajtuam që së shpejti të ndërmarrim hapa për konkretizimin e këtij bashkëpunimi. Në këtë ngjarje të rëndësishme në sferën e kulturën, ministri Gashi po ashtu ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me një numër të konsiderueshëm të filmbërësve, regjisorëve e aktorëve.
Në festivalin e filmit po merr pjesë edhe ish ministri Memli Krasniqi dhe drejtori i Qendrës Kinematografike, Arben Zharku.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












