Lajme
Ministri Cakaj takim me Papa Françeskun
Vizita në Vatikan përkon me disa përvjetorë shumë domethënës për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Në profilin Facebook, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj bëri me dije se ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, si dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.
“Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi.” – u shpreh Cakaj.
Gjithashtu, sikurse ka nënvizuar Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, Cakaj ritheksoi se shqiptarët janë pjesë e patjetërsueshme e familjes kulturore e historike evropiane dhe Shqipëria nuk do të kursejë asnjëherë asnjë përpjekje që përkatësinë e saj historike e kulturore evropiane ta përkthejë në rrugëtimin e saj politik e institucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sa i përket angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë në lobimin për njohjen e Kosovës, Cakaj theksoi : “Shqipëria angazhohet aktivisht për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë!”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












