Kosova
Ministri austriak flet për situatën në veri të Kosovës, lavdëron Policinë e Kosovës
Nehammer ftoi delegacionin e Kosovës për një vizitë në Vienë, për të trajtuar edhe çështje të tjera më rëndësi, siç është ajo e migrimit të paligjshëm, e ku Kosova vlerësohet një partner strategjik
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, po qëndron në Kosovë, ku ka folur për situatën e fundit në veri. Ai thotë se në situata të, tilla të vështira nevojiten partnerë, derisa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë qëndrimit atje.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se situata në veri është e qetë, e kontrolluar dhe se me ndihmën e shteteve aleate dhe misioneve aleate, situata do të tejkalohet paqësisht.
“Njësitë speciale janë aty për të mbështetur punën e institucioneve të tjera që përkujdesen për rend dhe ligj atje, doganës dhe policisë kufitare, në momentin që do të përfundojë nevoja për këtë mbështetje, nuk kemi arsye që policia speciale e Kosovës të qëndrojë aty”, ka thënë Sveçla.
Këto komente Sveçla i bëri gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, të cilin e njoftoi mbi ngjarjet e fundit në veri të vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se është e rëndësishme që të ruhet gjakftohtësia atje dhe të mos ketë provokime që do të eskalonin situatën. “Në këtë situatë të vështirë nevojiten partner, por siç me siguroi ministri operacioni po zhvillohet pozitivisht, gëzohem që aty ku ka protestues policia kosovare po vepron në mënyrë përkatëse dhe me kujdes, edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe e duhur, edhe pse nuk është rrugë e shpejtë dhe spektakolare. Më e rëndësishmja në situata të tilla është të mos provokohemi dhe posaçërisht të këtë qetësi dhe qartësi edhe duke e siguruar qeveria e Kosovës, ndërsa BE është duke siguruar që ne të mos pranojmë dhunën si mjet politik”, tha ndër të tjerash ministri austriak, Karl Nehammer.
Nehammer theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Austrisë dhe Policisë së Kosovës, e cila për momentin është një mision delikat sa i përket situatës në veri.
“Kosova për Austrinë është një partner i qenësishëm dhe konstruktiv sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe trafikimit. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim dëshirojmë ta zhvillojmë dhe intensifikojmë tutje edhe në nivelin e policisë. Përpos kësaj, dua të falënderoj Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Policët e Kosovës, të cilët për momentin janë në këtë detyrë të vështirë që kanë në veri. Operacioni politik bëhet me vigjilencë dhe kujdes të shtuar dhe unë i kam lutur që edhe më tej të vazhdohet në këtë mënyrë, duke e ditur që për policët është një detyrë e vështirë, mirëpo njëkohësisht një detyrë posaçërisht e rëndësishme për qytetarët atje dhe për të fituar besimin në shtetin e tyre”, theksoi Nehammer.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












